Arkiv-Lajme të përditësuara
Fyle: Një fillim i shkëlqyer! (Pesë përfundimet e takimit Fyle- Rama)
Prioritetet e caktuara në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë u diskutuan sot në një tryezë të rumbullakët Shqipëri–BE, e cila pritet të elaborojë jo vetëm ato që cilësohen si “kushte” të BE-së, por edhe rrugët për realizimin e tyre.Komisioneri Stefan Fule tha se po po lëmë pas një vit të mirë për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Fule vlerësoi zgjedhjet e realizuara në vendin tonë, si dhe pëprjekjet që janë bërë nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Kosova kërcënohet me sulme terroriste nga ‘Xhemati i Xhehadit’
Një komunikatë kërcënuese është lëshuar nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”. Me këtë komunikatë është kërcënuar Policia e Kosovës se nëse nuk i liron gjashtë të arrestuarit, do të përballet me “sulme të dhimbshme”. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë komunikatë dhe është duke e analizuar shkallën e seriozitetit të saj.
Armët kimike, Rama: S'ka arsye për alarm
Kryeministri i vendit Edi Rama ka kthyer një përgjigje zyrtare në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike ne Shqipëri, duke u shprehur se, vendet e NATO-s, jane ende në diskutim dhe nuk jemi në kushtet kur duhet të marrim një vendim.
Gjate konferencës së perbashket për shtyp qe ka patur me komisionerin Fyle, Rama u shpreh se, ka diskutuar me sekretarin e Shtetit Amerikan për 30 minuta ne telefon, por ende nuk është marrë asnjë vendim.
Fule, pas takimit me Bashën: Opozita rol të rëndësishëm. Diskutuam për dialog konstruktiv
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, duke komenuar ne Twitter takimin e tij me kreun e PD-se, Lulzim Basha shkruan se eshte diskutuar per nje dialog konstruktiv politik. Sipas komisionerit Fule opozita duhet te luaje nje rol te rendesishem dhe te kontrubuoje per nje dialog politik konstruktiv ne vend.
Takimi i tij me Bashen vjen ne vijim te axhendes se takimeve me krere te shtetit dhe perfaqesues te larte te politikes gjate vizites ne vendin tone.
Panorama
Kakavijë, përsëri defekt në rrjetin kompjuterik
Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës dhe ''Tre Urat'', që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit.
Ripërsëritet brenda 24 orëve defekti në rrjetin kompjuterik në doganën greke të Kakavijës, duke shkaktuar vështirësi qarkullimi në kufirin shqiptaro-grek.
''Autoritetet greke lajmëruan sërish për defektin në rrjetin kompjuterik'',-tha në linjë telefonike Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
Pak konspiracion: Këshilltari i Berishës, pjesë e urdhrit që sundon botën
Alfred Çako, ish-kandidat për deputet në listën e Korçës nën siglën e FRD-së, thotë se këshilltari amerikan i Berishës është pjesë i një urdhri okult që kontrollon botën. Në një intervistë për GSH, Çako, pronar i një shtëpie botuese që ka nxjerrë në treg një sërë librash ku trajtohen teoritë konspirative, flet rreth librit të tij “Skull&Bones: urdhri që kontrollon botën”.
Kuvendi, grup hetimor për Zana Xhukën e ILDKP-së
Kuvendi nis hetimin ndaj institucionit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili prej gati 10 muajsh drejtohet nga Zana Xhuka. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, komisioni i Ligjeve do të ngrejë sot një grup kontrolli për të hetuar lidhur me veprimtarinë ligjore që ka kryer ky institucion gjatë kohës së drejtimit nga kryeinspektorja Zana Xhuka. Ndërmarrja e kësaj nisme është paralajmëruar dje, ndërsa ajo ishte përfshirë në kalendarin e punimeve për tri javët e ardhshme.
Rama: Çarmatimi i regjimit vrastar sirian, burim krenarie për shqiptarët
Kërkesa - Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të bëjë kërkesën zyrtare ndaj palës shqiptare për sa i përket shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë
Deklarata
Kryeministri foli dje për herë të parë në lidhje me çështjen e armëve kimike
Fatjona Mejdini
Tryezë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna
Në një tryezë të organizuar paraditën e të martës për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, zëvendëskryeministri Niko Peleshi kërkoi bashkërendim të politikave për mbrotjen e të miturve nga abuzimet.
"Mbrojtja e fëmijëve është pasuria me koston më të lartë, por mbrojtja e tyre nga abuzimet dhe dhuna është një investim për të ardhmen", u shpreh Peleshi.Numri dy i Qeverisë theksoi se dhuna ndaj fëmijëve është e lidhur mjaft edhe me problemet ekonomiko-sociale që ka sot Shqipëria, duke shtuar se edhe mosarsimimi është dhunë ndaj fëmijëve, duke i imponuar atyre injorancë.
Armët kimike, “Los Angelos Times”: Ka pasur sinjale pozitive nga Shqipëria
UPDATE- Shqipëria është vendi i panjohur që i ka ngritur dorën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sa herë që SHBA-të kanë patur nevojë për të përmbyllur punë të tyre të pista diplomatike. Në një artikull të Los Angelos Times (LAT), trajtohet tema mjaft e nxehtë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Shqipëria, edhe pse një vend i varfër, shkruan gazeta, strehuan një numë të konsiderueshëm ujgurësh etnik nga Guantanamo, kur Shtetet e Bashkuara nuk mundën t’i riatdhesojnë ata në Kinë.