Arkiv-Lajme të përditësuara

Pranga 4 punonjësve të “Kryqit të Kuq”, falsifikonin lejet e drejtimit të automjeteve

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:47

Katër punonjës të “Kryqit të Kuq” në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumente zyrtare , në lidhje me kursin dyjavor për marrjen e lejeve të drejtimit të automjeteve.

“Në kuadër të operacionit “Dëshmi e rreme”, sot paradite seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka bërë të mundur arrestimin e 4 shtetasve, punonjës pranë “Kryqit të Kuq” në Kamëz, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjosha: Mbështetje e drejtpërdrejt nga BE për integrimin europian

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:46

Intervista e Ministres së Integrimit Evropian dhënë për gazetarin Muhamet Veliu, në televizionin Top-Channel

Zonja Ministre cilat janë pritshmëritë e palës shqiptare nga vizita dy ditore e Komisonerit Fyle në Tiranë?

Kosovë, zbulohet dhe goditet një grup terrorist, arrestohen 6 persona

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:44

Agjentët e shtetit në bashkëpunim me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore kanë arritur të zbulojnë një grup personash të dyshuar për terrorizëm. Operacioni i zhvilluar në rajonin e Gjilanit dhe të Prishtinës kishte përfunduar me gjashtë persona të arrestuar, dy prej të cilëve dyshohen edhe për sulm fizik ndaj dy qytetarëve të SHBA-së që ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, me 3 nëntor në Prishtinë. Disa prej të arrestuarve dyshohet se i përkasin një organizate myslimane, shkruan Indeksonline.

Ambasada amerikane akuzon Kleves Bitron për shitje vizash amerikane

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:43

Emri i Klevis Bitros, ish-shefit të kabinetit në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,lakohet sërish nga drejtësia.

Këtë radhë ka qenë ambasada amerikane në Tiranë që i është drejtuar prokurorisë së Tiranës për të ngritur padi ndaj Bitron me akuzën se ka shfrytëzuar postin e tij për pajisjen e tre shtetasve shqiptarë me viza amerikane, përkundrejt sasive të konsiderueshme parash.

Fyle: Presim rezultate konkrete

Postuar në 11 Nëntor, 2013 15:42

Në vizitën e tij të tretë në Tiranë brenda këtij viti, komisioneri Shtefan Fyle, pas një takimi për më shumë se 60 minuta me kryeministrin Edi Rama kërkoi nga qeveria por edhe opozita një proces gjithëpërfshirës dhe që të mos humbin kohë në përmbushjen e 5 prioriteve të vendosura nga Komisioni Europian.

Marrëveshje bashkëpunimi Polici- Prokurori- SHISH

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:35

TIRANE- Policia, Prokuroria dhe SHISH kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi.
Marrëveshja është nënshkruar në prani të mediave, nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi.

Shtyhet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:33

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës kishin rënë dakord që të organizonin një mbledhje të përbashkët më datë 16 nëntor, por si duket kjo mbledhje nuk do të organizohet, të paktën jo në këtë datë.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes që do bëhej me qeverinë e Shqipërisë. Në një njoftim të bërë publik nga vetë kryeministria e Kosovës, është deklaruar se, nëse mbledhja do të mbahej në ditën e përcaktuar më parë, kjo do të shkaktonte reagime, për shkak të zgjedhjeve.

Braçe: Berisha e Basha, miting aty ku vranë 4 të pafajshëm

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:32

Opozita pritet të mbajë sot në orën 14:00 një protestë para Kryeministrisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura dy javë më parë në Korçë. Kreu i PD-së, Basha, ftoi dje qytetarët nëpërmjet një deklarate në media të marrin pjesë në protestën që opozita e quan “përgjigjja kundër blerjes së votës”.

Ndërkohë, po dje, deputeti socialist Erion Braçe, reagoi nëpërmjet Facebookut lidhur me protestën e opozitës.

“Crown Agent”, Blushi kundër qeverisë: Absurde që të mos paguajë taksa

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:30

Brenda mazhorancës së re ka zëra kritikë për vendimet e para të qeverisë “Rama”. Deputeti socialist Ben Blushi ka kritikuar sot publikisht marrëveshjen e qeverisë me agjencinë “Crown Agent”. Ai e ka cilësuar si absurd vendimin që agjencia “Crown Agent” të mos paguajë taksa. Përgjigjen zotit Blushi ia ka kthyer zv.ministri Ervin Mete sipas të cilit po ndiqet një praktikë standarde për një asistencë evropiane.

Basha del në protestë me simbole antikimike. Mjedisorët: Po na vjedh kauzën

Postuar në 11 Nëntor, 2013 09:29

Partia Demokratike doli sot në protestë kundër qeverisë duke u përpjekur të rrëmbejë betejën e shoqërisë civile kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri, me një skenografi ku dukeshin pankarta me simbole kimike.

Partia Demokratike nuk është deklaruar kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri dhe qëndrimi i saj zyrtar deri më sot ka qenë thjeshtë se “nuk është e informuar” mbi çështjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara