Arkiv-Lajme të përditësuara
“Ligjet" rrëzojnë Nishanin
Komisioni i Ligjeve nuk ofroi asnjë surprizë, kur me shumicën e votave të koalicionit qeveritar rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, që ktheu në Parlament ligjin me të cilin u miratua Akti Normativ për shtyrjen me 6 muaj të Ligjit për Nëpunësin Civil.
Dy palet u ndane qartesisht, sepse demokratet perkrahen argumentat e Presidentit, ndersa socialistet jo vetem i hodhen poshte, por akuzuan presidentin se ishte bere zyrtarisht pale me Partine Demokratike.
Ish-ushtarakët, 434 emrat e rinj që do marrin paratë. Lista, sot në gazetën “Panorama”
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur më datë 8 nëntor përfitimin për 434 ish-ushtarakë, të cilët përfitojnë në bazë të ligjit për pensionet.
“Panorama” publikon sot listën e plotë me emrat e përfituesve që mund të tërheqin pensionin sipas llogaritjes që është bërë nga ana e ISSH-së në bazë të dosjes së secilit.
Përfituesit janë nga qytete të ndryshme dhe pensionet e lidhura janë kryesisht të përkohshëm dhe në një masë më të vogël suplementare pleqërie.
Elbasan, eksploziv automjetit të kreut të FRESSH-it
Një sasi eksplozivi iu vendos automjetit të kreut të FRESH-it në Elbasan, Vangjel Ranxhës, duke sjellë edhe shpërthimin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit, ndërsa automjeti i Ranxhës ndodhej i parkuar poshtë banesës ku ai jeton.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti të cilin drejtonte Ranxha ishte i pajisur me targë britanike.
Më 15 nëntor merret vendimi për armët kimike
Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, në një intervistë telefonike për TCH nga Damasku, ka pohuar se procesi i mbledhjes së armëve kimike është duke shkuar sipas planit të hartuar. Ghosheh shtoi se më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin.
Fyle në Tiranë për të nisur dialogun kundër korrupsionit dhe përparësive të KE-së
Kërkesa - Eurodeputetja Tanja Fajon e cila ishte në Shqipëri në kuadër të komitetit të përbashkët Shqipëri-BE, kërkoi që në vend të shkojnë pas hekurave zyrtarët e lartë të korruptuar, të quajtur dhe “peshqit e mëdhenj”.
Tryeza - Në Tiranë do të mbahet edhe një tryezë për integrimin e drejtuar nga Kryeministri Rama dhe komisioneri Stefan Fyle. Në këtë tryezë Fyles do t’i paraqiten dhe tri nismat e fundit antikorrupsion.
Rama: Të vendosur për reformën në FA
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria është e vendosur për të vazhduar për të vazhduar reformën tek Forcat e Armatosura.
"Ne do të krijojmë kushtet për reformimin e FA-së. Korrupsioni dhe dobësitë tek Forcat e Armatosura i përkasin të shkuarës", u shpreh Rama, duke vlerësuar ndër të tjera edhe arritjet e deritanishme.Kryeministri, në fjalën e mbajtur gjatë ceremoninë së zhvilluar paraditen e të hënës për prezantimin e shefit të përgjithshëm Jeronim Bazo, u shpreh se Ushtria do të vendosë kodin e nderit në flamurin e vet.
Flet Artan Lame, legalizimet, procesi peng i strukturës së re të ALUIZNI
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame bën të ditur detajet mbi këtë strukturë. Nga ana tjetër, ai shprehet se shqyrtimi i dosjeve të qytetarëve që kanë aplikuar dhe atyre që do t’i nënshtrohen këtij procesi, do të nisë normalisht në zyra nga java që vjen. Lame jep detaje edhe lidhur me mënyrën se si do të veprohet për plotësimin e vendeve vakante në këtë institucion. Për disa ditë, ALUIZNI hapi procedurat për aplikime nga ana e atyre që kanë qenë të interesuar për të punuar në zyrat respektive në 12 qarqe të vendit.
Elbasan, eksploziv automjetit të kreut të FRESSH-it
Një sasi eksplozivi iu vendos automjetit të kreut të FRESH-it në Elbasan, Vangjel Ranxhës, duke sjellë edhe shpërthimin e mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit, ndërsa automjeti i Ranxhës ndodhej i parkuar poshtë banesës ku ai jeton.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Automjeti të cilin drejtonte Ranxha ishte i pajisur me targë britanike.
476 pasaporta në dy javë! Ata që u arratisën në 1997 me firmën e Berishës
Nje jave me pare DITA soli disa dokumenta zyrtare te fillimit te 1997-s ku gjendeshin emrat e personave qe ishin pajisur ne shkelje fladrante te ligjeve pa plotesuar asnje kriter- me pasaporta diplomatike, Mes tyre, edhe mbesa asokohe vetem 29 diteshe e Berishes. Sot ‘DITA’ sjell nje liste te re personash, te cilet kane marre pasaporta diplomatike dhe sherbimi nga mesi i korrikut ne fund te tij dhe me to kane ikur jashte vendit. Shume prej tyre u rikthyen vetem ne 2005. Plot 476 urdhera per vetem 2 jave. Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997.
Abdiu: Argumenti i Presidentit, dukshëm politik dhe joligjor
Flet ish-kreu i Kushtetueses: Referendum për armët kimike
Ylli Pata