Arkiv-Lajme të përditësuara

Mjekës, protestojnë banorët

Postuar në 10 Nëntor, 2013 15:13

Dhjetëra banorë të fshatit Mjekës të komunës Shirgjan të Elbasanit protestuan mesditën e së dielës me moton “Larg amët kimike nga Mjekësi”.

Shqetësimi i banorëve ka nisur pas lajmeve në media se demontimi i armëve kimike të Sirisë mund të bëhet në Uzinën e Demontimit të Lëndëve Plasëse në fshatin e tyre.

Banorët janë shprehur të shqetësuar jo vetëm për mundësinë e aksidenteve gjatë këtij procesi, por edhe të përhapjes në ajër të lëndëve toksike që çlirojnë këto armë.

Bushati, pro ndalimit të armëve kimike në Facebook

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:44

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është regjistruar në rrjetin social Facebook në faqen e 536 mijë personave që kundërshtojnë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në tokën shqiptare. Gjatë një vëzhgimi në faqen zyrtare të ministrit Ditmir Bushati, është vënë re se ky i fundit është pjesë e grupit të personave, që kundërshton në rrjetin social procesin e shkatërrimit të armëve kimike në vendin tonë.

Basha: Të ndalojmë blerjen e votës dhe të demokracisë

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:40

Menjëherë pas thirrjes në “Facebook”, që u bëri qytetarëve ish-kryeministri Berisha, për të dalë nesër në protestë kundra vjedhjes së votës, vjen edhe deklarata e kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Basha i ftoi qytetarët që të ngrihen e të ndalojnë blerjen e votës dhe blerjen e demokracisë.

Qeveria bllokon licencën e Samir Manes

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:39

Më 1 Nëntor të këtij viti qeveria shqiptare ka bllokuar licencën e kompanisë “Albchrome shpk”. Në dukje vendimi i ngjan një aksioni rutinë administrativ, por ky vendim i qeverisë në të vërtetë, përbën një ndërhyrje tepër të rëndësishme në tregun e kriminalizuar të minierave të kromit. Kompania në fjalë është në pronësi të biznesmenit Samir Mane dhe përfaqëson koncesionarin më të madh i shfrytëzimit të minierave në vendin tonë.

Armët kimike, ‘mazhoranca’ takon Arvizu, Meta: Do bëjmë aq sa na mbajnë supet

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:37

Krerët më të lartë të mazhorancës patën një takim informal me ambasadorin e SHBA-së, Aleksander Arvizu, menjëherë pas ceremonisë së nderimit të ushtarëve anglezë në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në ditën e Kujtesës.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishin në takimin me diplomatin e Uashingtonit, në të cilin mendohet të jetë folur për çështjen më mediatike në vend të ditëve të fundit, atë të mundësisë së shkatërrimit të armëve kimike.

“Ligji për nëpunësin do të zbatohet”

Postuar në 10 Nëntor, 2013 09:36

“Do të procedohet në mënyrë konstruktive, parimore dhe transparente.”

Duke u treguar i matur për ta cilësuar përplasje të parë mes mazhorancës dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani kthimin prej tij për rishqyrtim në Kuvend të Aktit Normativ për nëpunësin civil, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dha këtë përgjigje për pyetjen si do të veprohet me dekretin e presidentit Bujar Nishani.

Kur thoni konstruktiv, do të thotë që do ta rrëzoni dekretin e Presidentit?

Këtë do ta vendosë Parlamenti.

“Burg pa afat” për biznesmenin Arben Frroku

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:40

UPDATE- Pas ekstradimit nga Greqia, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë i ka komunikuar sot masën e sigurisë “burg pa afat” biznesmenit, Arben Frroku.
Seanca gjyqësore ndaj biznesmenit te akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Policisë, Dritan Lamaj, është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë.

Si funksionon pajisja e SHBA-ve për shkatërrimin e armëve kimike?

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:38

Ka tre teknologjive kryesore për shkatërrimin e armëve kimike: djegie, neutralizimi me temperaturë të ulët dhe teknologjia shpërthyese për shkatërrimin e municioneve të mbushura. Në Shqipëri është përdorur metoda e shpërthimit, ndërsa me shumë gjasa për armët kimike të Sirisë, nëse ato do të shkatërrohen në vendin tonë, do të përdoret teknologjia amerikane. Kjo teknologji që njihet si “Fusha e transportueshme e sistemit të hidrolizës” (FDHS ) është projektuar nga ushtria amerikane dhe Qendra Biologjike në Maryland.

Agolli: Duhet reagim i fortë për armët kimike, mjafton të kujtojmë rastin e Gërdecit

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:35

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, shprehet kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Në një intervistë për “Panoramën”, Agolli thotë se opinioni publik dhe shoqëria që të reagojnë fort ndaj një kërkese të tillë të bërë ndaj Shqipërisë, duke kujtuar se vetëm nga shpërthimi i barutit në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

PD, nesër në protestë poshtë zyrës së Ramës

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:31

Demokratët kanë angazhuar administratat e bashkive dhe komunave të djathta

Herion Mesi

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara