Arkiv-Lajme të përditësuara

AKIP: Shqipëria nuk duhet të pranojë armët kimike të Sirisë

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:13

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zhvilluar sot një takim informues me qytetarë, studentë, analistë, gazetarë etj, ku ka shpjeguar disa arsye pse në vendin tonë nuk duhet të vijnë për shkatërrim armët kikime nga Siria.

Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se sjelljen e armëve kimike në Shqipëri e pengon Kushtetuta e vendit ndërsa shtoi se shoqëria duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar shkatërrimin e tyre në vend.

Gjika: Do të flas në Gjykatë

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:12

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika thyen heshtjen, duke deklaruar një javë përpara nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij, se të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria nuk qëndrojnë.

"Deri në këto momente kam qëndruar i heshtur, gjë që nuk do të thotë që këto akuza qëndrojnë, por duke qenë një njeri qe respekton ligjin dhe institucionet, sigurisht qe fjala dhe qendrimi im do te jete aty ku institucioni i gjyqesorit do te jape fjalen me vendimin e tij", tha Gjika.

AKIP, 10 arsyet pse Shqipëria duhet t’i refuzojë armët kimike

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:10

Apel për sensibilizim të qytetarëve nga shoqëria civile

Kajsiu: Shqipëria transformohet nga
destinacion turistik në destinacion toksik. 

Vrasja e Dritan Lamajt, Athina dorëzon Arben Frrokun

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:09

Greqia më në fund lejon ekstradimin e Arben Frrokut, i cili mbahej në burgun e Selanikut që prej mëngjesit të datës 25 shkurt 2013. I vënë nën një akuzë të drejtpërdrejtë nga policia për vrasjen e ish shefit të Komisariatit Nr.6, të Tiranës, Dritan Lamaj. I pandehuri ka mbërritur pasditen e djeshme në Aeroportin “Nënë Tereza”  nën masa të rrepta sigurie dhe është sjellë në drejtim të paraburgimit të 313-ës.

Del para gjykatës ish-drejtuesja e tatimeve

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:07

Ish-drejtuesit kryesorë të kontrollit tatimor në Drejtorinë e Tatim Taksave në Tiranë do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Në gjykatën e Tiranës zhvillohet sot seanca gjyqësore për ish-drejtoren e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë Afërdita Hysa, dhe ish-inspektorin e Procedurave të Rimbursimeve Tahir Kuka të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Blushi: Koha që të përcaktohen piketa në politikën e jashtme

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:06

Debate për shkarkimet në administratë dhe për Korçën. Bushati: Kam ambasadorë që shkruajnë poezi për Berishën

Uzina ushtarake e Mjekësit

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:04

Uzina e Mjekësit në Elbasan është vendi i shumëpërfolur ku mund të përfundojnë për t’u trajtuar armët kimike siriane. 

Kjo uzinë, e cila është ndërtuar në vitin 1962 për prodhimin e lëndëve plasëse, realizoi me sukses një projekt të financuar nga programi i inicuar nga senatorët Nun e Lugar, armët kimike shqiptare të cilat ishin prodhim kinez. 

KQZ s’heton dot ‘Korçën’,PD: Sabotim i maxhorancës. Do t’i drejtohemi Kolegjit

Postuar në 08 Nëntor, 2013 09:53

TIRANE- Partia Demokratike akuzon maxhorancen per sabotim te punes se KQZ, e cila e mbetur pa kuorumin e nevojshem nuk mund te beje dot transperence per “Korcen”.

Basha me diplomatët e BE-së: Mazhoranca agresive ndaj opozitës

Postuar në 08 Nëntor, 2013 09:51

Zgjidhet kreu i Këshillit të Qarkut të Bashkisë Durrës. Me 26 vota pro, kundrej 20 të kandidatit rival, Arben Mullaraj është zgjedhur kreu i ri i Këshillit Bashkiak. Mullaraj, përfaqësues i Partisë Socialiste, kishte përballë Rezart Tushën e Partisë Demokratike. Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit ka zgjatur pesë orë.

Dita

Basha me diplomatët e BE-së: Mazhoranca agresive ndaj opozitës

Postuar në 08 Nëntor, 2013 09:51

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e akuzon mazhorancën e sotme për sulme ndaj Kushtetutës, shkelje ligjore dhe agresivitet ndaj opozitës. Basha i bëri komentet gjatë një takimi me Këshillin për Ballkanin Perëndimor të përbërë nga diplomatët e Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Bruksel të cilët ndodhen në Shqipëri për një mision faktmbledhës mbi hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit Europian të Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara