Del para gjykatës ish-drejtuesja e tatimeve

Postuar në 09 Nëntor, 2013 03:07

Ish-drejtuesit kryesorë të kontrollit tatimor në Drejtorinë e Tatim Taksave në Tiranë do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Në gjykatën e Tiranës zhvillohet sot seanca gjyqësore për ish-drejtoren e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë Afërdita Hysa, dhe ish-inspektorin e Procedurave të Rimbursimeve Tahir Kuka të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Ndërkohë në kërkim nga policia rezultojnë edhe 5 ish zyrtarë të tjerë dhe 2 personave të përfshirë në aktivitete private. Të gjithë bashkë, këta persona akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.

Sipas Prokurorisë për realizimin e kësaj skeme janë përdorur 11 shoqëri tregtare, të cilat aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kanë përfituar rimbursimin duke kërkuar më pas ç’regjistrimin brenda një periudhe disa ditore.

 

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.