Arkiv-Lajme të përditësuara
Zef Brozi: Të ndodhte 21 janari në SHBA, Berisha do të ishte në burg përjetë
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, shprehet se Sali Berisha do të ishte në burg përjetë në SHBA, nëse do të kishte ndodhur 21 janari në atë vend. Sipas tij, qeverisja e Berishës ka qenë një oqean krimi dhe korrupsioni dhe ndëshkimin e tij, askush nuk duhet ta shohë si hakmarrje politike.
Ku t'i kërkojmë dëmshpërblimet
Qytetarët duket se nuk janë të informuar mjaftueshëm se për cilat raste duhet t'i drejtohen Gjykatës Administrative.
Një nga padite e depozituara ne Gjykaten Civile te Tiranes, tre dite pas hapjes se Gjykates Administrative, eshte regjistruar ne faqen zyrtare te Gjykates Civile, siç edhe 15 te tilla, por qe eshte drejtuar ne Gjykaten e gabuar, ne nje kohe qe duhet te ishte dorezuar ne Gjykaten Administrative.
Minoriteti maqedonas i Shqipërisë apel Gruevskit: Ndërprisni bisedimet me Greqinë
Minoriteti maqedonas në Shqipëri ka kërkuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë që t’i ndërpresë bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit. “Për ne maqedonasit është shumë e qartë se cila është politika e fqinjve tanë për emrin e Maqedonisë, gjithçka është e qartë, nuk ka njeri në këtë botë që nuk e kupton, kjo është politika qindra vjeçare në zhdukjen e emrave nga varrezat e varreve të paraardhësve tanë”, shkruhet mes te tjerash në këtë letër.
Ata shkruajnë se ndjehen të turpëruar nga politika skandaloze e Evropës. (Zhurnal)
Panorama
“Rama së shpejti do të vizitojë Beogradin”
“Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, dhe se do të nënshkruhet marrëveshja dypalëshe për ekonominë”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati pasi u pyet nga një i ri serb, në lidhje me marrëdhëniet që shteti Shqiptar do të ndërtojë me shtetin e Serbisë.
Pallati i “Bashës”, Bojaxhiu: Është hipotekuar edhe deti
Gjykata Administrative në Vlorë urdhëroi heqjen e rrethimit nga pallati Jon pranë Ujit të Ftohtë. Inspektoriati i Ndërtimit ka gjetur në këtë objekt shkelje ligjore, që mund të shkojnë deri në rrëzimin e pallatit. Ish-drejtuesi i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi, thotë se shkeljet e këtij pallati u zbuluan qysh kur ishte në themele dhe u ngrit padi kundër kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika. Zoti Bojaxhiu komenton edhe për rregullat e nevojshme te menaxhimit të territorit në gjithë vendin.
Basha: Opozita e painformuar zyrtarisht për armët siriane
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë lidhur me çështjen më të diskutueshme të ditëve të fundit në vend, mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë. Sipas tij, opozita nuk është informuar për asgjë që është diskutuar midis Shqipërisë dhe aleatëve, madje sipas Bashës, ‘informacionet opozita shqiptare edhe sot e kësaj dite nuk i ka nga kanalet zyrtare, por nga media’.
Kontrolli i kromit në Bulqizë
Në zonen e Bulqizës vijojnë kontrollet për shfrytëzuesit e kromit dhe për sasinë e mineralit që del nga galeritë dhe transportohet për në Durrës.
Edhe pse ka nisur një aksion për ligjshmërinë e procesit ka ende tentativa për të transportuar mineral kromi pa asnjë dokument shoqërues. Pas dhjetëra kamionëve të bllokuar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, së fundmi janë bllokuar edhe tre trajlera, një që i përket kompanisë konçesionare ACR, një kompanisë TurAlb, që punon në zonën D dhe një i një tjetër kompanie që punon në të njëjtën zonë.
Forcat shqiptare dhe holandeze, kërkime në detin Jon për predha
Forcat shqiptare dhe ato holandeze kanë bërë të ditur se, një sasi predhash luftarake janë konstatuar në thellësi të detit Jon, pranë zonës së "Kalasë" në qytetin e Vlorës.
Sasia e tyre mendohet të shkojë në disa tonelata, ndërkohë që prej tri ditësh forcat shqiptare të mbështetura edhe nga ato holandeze kanë nisur operacionin për nxjerrjen e tyre nga uji, dhe më pas asgjësimin.
Ky nuk është rasti i parë që në Vlorë gjenden predha luftarake të ngelura që prej Luftës së Dytë Botërore.
Bëhet papritur ambjentalist edhe dhëndrri i Berishës
Dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka nisur që të jetë gjithmonë e më aktiv si opozitar. Ai ka botuar një shkrim të dytë në gazetën Panorama, ku sulmon qeverinë e re, duke e quajtur qeverisje groteske. Këtë herë, dhëndri i Berishës flet si ambientalist dhe thotë se është i shqetësuar për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.
Ilirjan Celibashi: Kemi presion të madh për punësim, por do ruajmë ekuilibrat
Për ministrin Ilirian Celibashi, bashkëqeverisja mes PS dhe LSI-së i ka kaluar pritshmëritë, në kuptimin e bashkëpunimit dhe shuarjes së dallimeve që kanë patur në të shkuarën. Në një intervistë për “MAPO”-n ai shprehet se këto 50 ditë të qeverisjes kanë treguar më shumë se bashkëpunim ndërmjet forcave politike që përbëjnë këtë koalicion qeverisës. Më tej ai bën një analizë të aksioneve më të rëndësishme të kësaj qeverie, duke u ndalur në veçanti tek operacioni “Fund marrëzisë” dhe te prishja e ndërtimeve pa leje.