AKIP: Shqipëria nuk duhet të pranojë armët kimike të Sirisë

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:13

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zhvilluar sot një takim informues me qytetarë, studentë, analistë, gazetarë etj, ku ka shpjeguar disa arsye pse në vendin tonë nuk duhet të vijnë për shkatërrim armët kikime nga Siria.

Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se sjelljen e armëve kimike në Shqipëri e pengon Kushtetuta e vendit ndërsa shtoi se shoqëria duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar shkatërrimin e tyre në vend.

“Është shkelur neni 56 i Kushtetutës së vendit për informimin publik dhe neni 59 që nuk ruhet siguria shëndetësore dhe ekologjike e vendit. Shqipërisë do ti dalin 200 milionë euro mangut në buxhet duke dhënë para për të shkatërruar këto armë kimike. Kjo marrëveshje thyen edhe marrëveshja e Këshillit të Sigurimit për transportimin e lëndëve të rrezikshme. Ne duhet të mblidhemi dhe ti themi qeverisë që Kushtetuta shqiptare e ndalon sjelljen e armëve kimike në Shqipëri” tha Guri.

Edhe ambientalisti tjetër, Lavdosh Ferruni ndërsa vuri në dukje vendimin e qeverisë për ndalimin importit të plehrave theksoi se shqiptarët janë kundër importit të lëndëve kimike në Shqipëri. “Ne sapo po përgatiteshim për të festuar përfundimin me sukses të aksionit për ndalimin e importit të plehrave, ndërsa tani duan të sjellin armët kimike të Sirisë. Ne jemi kategorikisht kundër sjelljes së tyre. Ne nuk kemi territor për ti shkatërruar këto armë kimike, nuk kemi asnjë mundësi që në Shqipëri të sillen këto lëndë kimike”, tha Ferruni.

Dy ditë më parë, ambientalistët protestuan para Kuvendit dhe Kryeministrisë kundër importit të armëve kimike nga Siria dhe shkatërrimit të tyre në territorin shqiptar.

Në këtë protestë, ambientalistët kërkuan nga qeveria që të kundërshtojë propozimet që vijnë dhe nga aleatët strategjikë, pasi sipas tyre, kryesore për qeverinë duhet të jetë shëndeti dhe e ardhmja e qytetarëve shqiptarë.

Dje ministri i Jashtëm,Ditmir Bushati, deklaroi në Komisionin parlamentar të Jashtëm se kryeministri Edi Rama është kontaktuar në telefon nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Sipas Bushatit nuk ka nevojë për alarm, pasi qeveria ende nuk ka marrë asnjë vendim nëse do i pranojë asgjësimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.