Ku t'i kërkojmë dëmshpërblimet

Postuar në 10 Nëntor, 2013 04:29

Qytetarët duket se nuk janë të informuar mjaftueshëm se për cilat raste duhet t'i drejtohen Gjykatës Administrative.

Një nga padite e depozituara ne Gjykaten Civile te Tiranes, tre dite pas hapjes se Gjykates Administrative, eshte regjistruar ne faqen zyrtare te Gjykates Civile, siç edhe 15 te tilla, por qe eshte drejtuar ne Gjykaten e gabuar, ne nje kohe qe duhet te ishte dorezuar ne Gjykaten Administrative.

Ne kete kontekst vjen publikimi i avokatit Ndue Pjetra 'Udhëzues për demshperblimet", i cili informon qytetaret me te drejtat e tyre dhe ku duhet te adresohen per ceshtjet gjyqesore.

"Në rastin kur largohet nga puna, kur merr një gjobë të policisë, nga inspektoriati shtetëror apo inspektoriatët e ndryshme këto janë akte që goditen në Gjykatën Administrative. Ndërsa për dëmshpërblimet mora, ekonomike dhe të gjitha dëmet e tjera duhet t'i drejtohen Gjykatës Civile", u shpreh Pjetra.

Duke qene se Gjykata Civile kthen pas ne mjaft raste per rregullimet e nevojshme ne kerkese padi, autori i librit mes te tjerash publikon forumularet qe duhen plotesuar nga qytetari kur ai i drejtohet gjyqesorit, si hartohet dhe paraqitet nje padi dhe cilat jane taksat qe duhen paguar ne varesi te objektit te saj.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.