Bëhet papritur ambjentalist edhe dhëndrri i Berishës

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:16

Dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka nisur që të jetë gjithmonë e më aktiv si opozitar. Ai ka botuar një shkrim të dytë në gazetën Panorama, ku sulmon qeverinë e re, duke e quajtur qeverisje groteske. Këtë herë, dhëndri i Berishës flet si ambientalist dhe thotë se është i shqetësuar për ardhjen e armëve kimike siriane në Shqipëri.

“Qeveria me një akt teatral dhe mediatik, i shiti opinionit publik se vendimi i parë që mori- krahas shkeljes së Kushtetutës me luftën me foton e Presidentit- ishte ndalimi i importit të “plehrave”, paçka se ato janë mbetje të vlefshme që shiten dhe blihen në bursë, eksporti i atyre lloj mbetjeve nga Shqipëria është 10 herë më shumë sesa importi, ka një industri të ngritur prej vitesh që punon me to si lëndë e parë, janë pjesë e listës së gjelbër të mbetjeve sipas Direktivës së BE. Qeveria ndalon importin e listës së gjelbër të mbetjeve dhe pranon të importojë listën e zezë me mbetjet më të rrezikshme?! Apo po ecin me parimin e Shvejkut: Ç’më duhet mua se ç’them unë,” shkruan Malltezi.

Ai madje e akuzon Ramën se kërkon të nxjerrë përfitime nga depozitimi dhe trajtimi i mbetjeve kimike në kurriz të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve. Malltezi dhe mbesa e Berishes u pane edhe ne protesten e pardjeshme te ambjentalisteve ne Tirane (ne foto).

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.