Arkiv-Lajme të përditësuara

Si u helmuan kafshët me gaz sarin në Shqipërinë e 1982-shit (VIDEO)

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:38

Një ngjarje e rëndë nga tronditur Pogradecin gjatë mesnatës, kur është mësuar për vdekjen e 5 të rinjve të bllokuar në minierën e Beragozhdit, në komunën Dardhas. Viktimat kanë qenë vëllezër dhe kushërinj mes tyre, teksa janë mësuar edhe identitetet e personave të moshës 23-29 vjeç. Edison, Nertil dhe Ledjon Hamolli, si dhe kushërinjtë e tyre, Sazan e Arjan Hamolli, kanë ndërruar jetë të asfiksuar nga tymi i një gjeneratori, të cilin e kishin ndezur për furnizimin e një pompe për nxjerrje uji.

Tiranë, lirohen nga detyra 16 oficerë

Postuar në 06 Nëntor, 2013 13:53

TIRANE- Rreth 16 oficerë të Njësisë së Forcës së Posaçme Operacionale janë liruar nga detyra. Urdhri është dhënë mesditën e sotme nga Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.
Mësohet se urdhri i lirimit nga detyra nuk është shoqëruar me asnjë motivacion.

Njësia e Forcës së Posaçme Operacionale ndërhynte kryesisht në misione të një rrezikshmërie të lartë.

Panorama

“Armët kimike të Sirisë”, diplomatët e OKB-së: Do të eliminohen në Shqipëri

Postuar në 06 Nëntor, 2013 13:51

Revista e mirënjohur “Foreign Policy”, në një shkrim ekskluziv lidhur me shkatërrimin e armëve kimike në Siri, citon zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që thonë se, shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje.

“Destinacioni më i mundshëm: Shqipëria, e cila ka eliminuar armët e saj kimike në vitin 2007. Shtetet e Bashkuara janë shumë afër arritjes së një marrëveshje me qeverinë shqiptare për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, sipas diplomatëve të Këshillit të Sigurisë në OKB”, raporton FP.

Kuvendi nis hetimin për Zana Xhukën e ILDKP

Postuar në 06 Nëntor, 2013 13:50

Kuvendi ka nisur një hetim ndaj kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka. Verifikimi rreth pozicionit të saj ka nisur pas një disa letrash publike të stafit të Xhukës drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe Parlamentit, shkruan sot “Mapo”.

PD dorëzon në KQZ kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Korçë

Postuar në 06 Nëntor, 2013 13:47

Partia Demokratike i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Korçë. Kërkesa u dorëzua në KQZ nga përfaqësuesi ligjor i kësaj partie Oerd Bylykbashi, një ditë pasi kreu i kësaj partie, Lulzim Basha paralajmëroi se do të ndërmerreshin hapa ligjorë. Në një prononcim për mediat Bylykbashi theksoi se votat në Korçë u blenë dhe Partia Demokratike ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pa vlefshme dhe të përsëriten.

Naftë në pusin “Shpiragu 2”

Postuar në 06 Nëntor, 2013 13:45

Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse, Shqipëria duket se ka gjetur një tjetër vendburim për arin e zi.

Kompania holandeze "Royal Shell" dhe ajo "Petromanas" njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin 'Shpiragu 2' kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës.

Përplasja me ministren për emërimet, dorëhiqet sekretarja e Integrimit. Letra në “Panorama”

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:21

Teksti i kërkesës së dorëheqjes drejtuar ministres Klajda Gjosha, vetem pas nje muaji ne detyre. 

“Panorama” raporton sot se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit, Etleva Çiço, ka dhënë dorëheqjen pak javë pasi mori detyrën e saj. 

Shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi dhe injorimi i pozicionit të sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri të ushtrimin e detyrës, veçanërisht në largimin dhe marrjen në punë të njerëzve në administratën e kësaj ministrie. 

Sekuestrohen 150 kg kanabis në Gjirokastër

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:19

Policia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar ''Rrebeshi'', ka sekuestruar 150 kg kanabis.

Operacioni u zhvillua rreth mesnatës në dalje të Lazaratit, në aksin rrugor Kordhocë-Dervician, i cili u drejtua nga Sektori kundër Lëndëve Narkotikenë i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Sipas policisë është identifikuar personi i cili ka transportuar lëndën narkotike, por ende po punohet pë kapjen e tij.

Lënda narkotike po transportohej me një makinë me targa false STD KM 526, e cila drejtohej nga një 24-vjeçar.

 

 

 

 

SHEKULLI

Zbardhet leja e pallatit të Bashës për 1- 3- 4 kate, pallati është 8

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:18

Leja e ndërtimit për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë është dhënë për 1- 3- 4 kate, plus papafingo.

Vendimi është marrë më 17 gusht 2008 me vendim nr.5 të KRRT-së së Vlorës.

Në pikën 6 të këtij vendimi thuhet se: “Miratohet shesh ndërtimi për objekt banimi dhe shërbimi 1-3-4-kate + papafingo në lagjen “Uji i Ftohtë” në perëndim të rrugës “Aleksandër Moisiu” me pronare trualli Xhuvi Serxhi e Xhaferr Isufi (vjehrri i Lulit)”.

Armët kimike siriane, Bushati: Jemi kontaktuar nga SHBA, por nuk kemi vendosur asgjë

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:16

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se autoritetet shqiptare janë kontaktuar nga SHBA për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin tonë.

Lajmi bëhet me dije nga gazeta franceze ’Le Monde’, sipas të cilës gjatë takimit me homologun e tij francez, Laurent Fabius, kryediplomati shqiptar ka pranuar faktin se eshte kontaktuar nga Uashingtoni,  por se qeveria shqiptare nuk ka marre ende nje vendim lidhur me kete fakt.

Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik.

 

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara