Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, burri vret gruan në gjendje të dehur, policia: viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut
Krimi në familje shënon viktimën e radhës në kryeqytet. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë orëve të para të së hënës në një banesë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë.
PS fiton në Korçë me 10 mijë vota diferencë. E majta merr edhe komunën Karbunarë
Ashtu siç pritej, kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet për Bashkinë e Korçës. Diferenca është mbi 10 mijë vota.
Filo fitoi me 15953 vota ndaj 5283 të rivalit të tij, Sotiraq Stratobërdha.
Procesi i numërimit të votave, i cili nisi mbrëmë rreth orës 22:00, shkoi kryesisht mirë dhe nuk pati vonesa, me përjashtim të një rasti ku u gjetën tre fletë të palosura nga i njëjti person, megjithatë u vendos që ato të numërohen.
Porti i Durrësit, sekuestrohen 20 kg kanabis
Një tjetër sasi kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e së dielës në portin detar të Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare dhe antidroga, në një minibus pasagjerësh deklarohet paraprakisht se eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej afro 20 kilogramësh kanabis sativa. Mjeti po kryente procedurat per t’u imbarkuar ne nje nga tragetet e linjes Durres-Bari dhe gjate kontrollit eshte gjetur e fshehur ne nje nga tavolinat e furgonit sasia e droges qe dyshohet se kishte si destinacion veriun e Italise.
Corriere: 9 në 10 familje kultivojnë hashash në Lazarat
Lazarati është edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Së fundi është italiania Corriere Della Sera, e cila ka realizuar një reportazh në fshatin që siç e përshkruan ajo “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër.”
"Fund marrëzisë", 38 masa disiplinore për policët e krimit ekonomik
Operacioni policor “Fund marrëzisë” përveç goditjes së paligjshmërisë në aktivitetin e lojërave të e fatit ka shërbyer edhe për të nxjerrë përgjegjësitë konkrete të punonjësve të policisë në sektorët e Krimit Ekonomiko-Financiar pranë të gjitha Drejtorive të Policive në Qarqe, për të cilët pas verifikimeve të detajuara janë dhënë në total 38 masa disiplinore, prej të cilave 21 masa të rënda dhe 17 masa më të lehta, njofton Ministria e Brendshme.
Mbyllet votimi në Korçë, KQZ: Pjesëmarrja 30.9%
Është mbyllur votimi në 101 qendrat e votimit në qytetin e Korçës, ku sot u votua për kreun e ri të bashkisë së këtij qyteti.
Pjesëmarrja e votuesve ka qenë krahasimisht më e pakët, ndryshe nga zgjedhjet e dy viteve më parë për Bashkinë e Korçës, por edhe nga ato të 23 qershorit.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, deklaroi se pjesëmarrja për qytetin e Korçës ishte 30,9%. Procesi i votimit u zhvillua pa incidente, por nuk munguan akuzat dhe kundërakuzat nga ana e të dy shtabeve elektorale.
PD e Korçës: Ka presion mbi votuesit, Filo mohon akuzat
Vizita e Papoulias, bllokohet trafiku në qendër të Tiranës
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton qytetarët se në kuadër të vizitës së Presidentit të Republikës së Greqisë në vendin tonë, ditën e hënë dt.04.11.2013 ora 08:00-15:00 do të jenë të bllokuara për automjetet këto akse rrugore:
Rruga “Lek Dukagjini”, që kalon përpara Radio Televizionit Shqiptar;
Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ura pranë ish-Hotel Dajtit deri te hotel “Sheraton”;
Rrugët dytësore “Jul Varibova dhe “Mustafa Matohiti”;
Rrugët “Ismail Qemali”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”
Shqip
Bllokohet pallati mbi det
Edhe kompleksi “Jon” në Vlorë duket se do të jetë në listën e ndërtesave që do të shemben. Forca të INUK bënë matje pranë kësaj ndërtese gjatë së dielës dhe, pas verifikimeve, bllokuan ndërtesën.
Sipas Inspektoriatit të Ndërtimit, administratorët e tij nuk dorëzojnë dokumentacionin përkatës dhe për këtë arsye, INUK ka vendosur bllokimin e tij. Pak para se të bllokonte këtë pallat, kreu i Inspektoriatit, Zyhdi Dajti, iu përgjigj interesimit të mediave duke lënë të kuptohet se pallati do të hyjë në listën e objekteve për shkatërrim.
Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 33%
UPDATE- Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë se disa grupe të caktuara në veri, “nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar”.
Demontimi i armëve, AKIP: Qeveria të reagojë publikisht
Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kërkuar sot që qeveria shqiptare të prononcohet publikisht në lidhje me shkrimet e mediave ndërkombëtare për sjelljen e lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri.