PS fiton në Korçë me 10 mijë vota diferencë. E majta merr edhe komunën Karbunarë

Postuar në 04 Nëntor, 2013 03:55

Ashtu siç pritej, kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo ka fituar me rezultat të thellë zgjedhjet për Bashkinë e Korçës. Diferenca është mbi 10 mijë vota.

Filo fitoi me 15953 vota ndaj 5283 të rivalit të tij, Sotiraq Stratobërdha.

Procesi i numërimit të votave, i cili nisi mbrëmë rreth orës 22:00, shkoi kryesisht mirë dhe nuk pati vonesa, me përjashtim të një rasti ku u gjetën tre fletë të palosura nga i njëjti person, megjithatë u vendos që ato të numërohen.

“Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, KZAZ-të përkatëse miratojnë me vendim tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme, duke shpallur dhe kandidatin fitues për secilën zone zgjedhore”, bëri të ditur KQZ.

“Zbatimi rigoroz i të gjitha procedurave zgjedhore nga hapja e qendrave të votimit, tek dorëzimi i materialeve zgjedhore nga KQV-të në dy KZAZ-të dhe numërimi i kutive të votimit, solli një proces zgjedhor transparent, korrekt dhe me standarde. Në këto zgjedhje të pjesshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përdori të gjitha kapacitet njerëzore, logjistike dhe financiare për organizimin, zhvillimin dhe përmbylljen e procesit zgjedhor të 3 nëntorit me sukses”, tha KQZ-ja.

Partia Socialiste ka fituar edhe në zgjedhjet lokale në komunën Karbunarë në qarkun Fier.

Kandidati Mynyr Shehu ka marrë 864 vota, ndërsa kandidati Bektash Nexha ka marrë 1173 vota.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.