Arkiv-Lajme të përditësuara

Ministria: Analizat e kastravecave, pesticidet në norma të pranueshme

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:38

Ministria e Bujqësisë njoftoi sot rezultatin e analizave mbi mostrat e kastravecave, për përmbajtje të pesticidit ‘spiroxamine’. Sipas kësaj ministrie niveli është në norma të pranueshme.

Tatimet çelin konkursin për 150 vende pune

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:37

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për t’iu nënshtruar konkursit

Shpresa Mezini

Hapen 150 vende të lira pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në ato Rajonale. Në sajtin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve listohen 150 pozicione, për të cilat kandidatët do të testohen, bashkangjitur kritereve që duhet të plotësojë secili në varësi të postit.

Dorëhiqet Shefi i Shtabit

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:36

Xhemal Gjunkshi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje në Presidencë. 

Burime nga presidenca i pohuan Top Channel se mbi tavolinën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani ka mberritur kerkesa e Gjunkshit per doreheqjen nga detyra. Ndërsa burime prane Gjeneral Gjunkshit pohojnë se dorëheqja është kërkuar fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Avokati: “Shpëtim Gjika ka gjobitur ndërtuesit e dy pallateve”

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:56

Ardian Leka: 8-katëshi s’është brenda portit, 13-katëshi jo në lulishte. Anëtarët e KRRT s’mbajnë mend, lejet janë dhënë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka vendosur gjoba ndaj ndërtuesve të dy pallateve për të cilat Prokuroria e akuzon se ka dhënë leje të falsifikuara. Kështu deklaroi mbrëmë Ardian Leka, avokati mbrojtës i kryetarit të Bashkisë së Vlorës, në procesin gjyqësor të hapur nga Prokuroria me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Skandali i TVSH-së, u vodhën 20 mln euro, gati prangat

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:54

Ornela Manjani

Nikoleta Kovaçi

Task-force e Prokurorisë së Tiranës ka thelluar hetimet për skandalin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Ekspertët kanë zbuluar se shifrat e abuzimit shkojnë në disa milion euro, ndërkohë që mekanizmi që ka çuar hetuesit te kjo shifër marramendëse është bazuar në të njëjtën skemë me të cilën u zbuluan abuzimet e 8 ish-drejtuesve dhe inspektorëve tatimorë të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Shqipëria, gati të pranojë armët kimike, “për para dhe prestigj

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:52

Qeveria shqiptare rrëzoi ligjin për importin e mbetjeve, por mediat ndërkombëtare thonë se për prestigj dhe para është gati dhe entuziaste të pranojë armët kimike të Sirisë. Vendi ynë nuk ka as ekspertët, as eksperiencën, as mjetet dhe as lehtësirat logjistike (porte, aeroporte, uzina, mjete apo rrugë) për të ndihmuar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Trafik njerëzish me firmë të ministrit

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:50

Si u pajisën me vizë amerikane 3 persona. Nota verbale e Kserës për ambasadën dhe pagesa 30 mijë euro për person

Sfidat e qeverisë së re

Postuar në 01 Nëntor, 2013 03:49

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig paraqiti në selinë qëndrore të kësaj organizate, në Vienë, raportin vjetor ku përfshihen zhvillimet e vitit të fundit në Shqipëri. Që në fillim të raportit evidentohen sfidat me të cilat përballet qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Mesila Doda, kryetare e grupit të grave deputete

Postuar në 31 Tetor, 2013 16:11

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda do të drejtojë grupin e grave parlamentare në Shqipëri. Eshtë konstituar sot grupimi i grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”, ku gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën, Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e përshëndeti takimin, ndërsa premtoi mbështetje të plotë për këtë nisëm.

Këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi: Turqia, jo një perandori e re

Postuar në 31 Tetor, 2013 16:09

Turqia është një nga shtetet e pakta që ka evituar krizën edhe pse ka patur një krizë të brendshme që ende vazhdon rreth parkut Gezi në Stamboll, por si ekonomi është e fortë dhe ka mundësi për investime, por jo me idenë se ata do të rikrijojnë përmes penetrimit ekonomik një lloj perandorie të re.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara