Arkiv-Lajme të përditësuara

Lirimi i selisë së PSD, përplasje mes policisë së rendit dhe asaj private

Postuar në 29 Tetor, 2013 08:18

Përplasje mes Policisë së Rendit dhe asaj private. Shkak është bërë lirimi i godinës ku ndodhet selia e PSD-së. Gjithçka ka nisur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, kur Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e godinës, ku aktualisht ndodhet zyra e Partisë Social Demokrate, në zonën pas Ministrisë së Drejtësisë, në rrugën “Fortuzi” .

Gjiknuri urdhëron kontrollin e të gjitha lejeve minerare në Bulqizë

Postuar në 29 Tetor, 2013 08:16

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen e Grupit të Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi, në rajonin krom mbajtës Bulqizë.

Grupi do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar.

Tahiri: Në emergjenca vetëm 570 USD

Postuar në 29 Tetor, 2013 08:14

“Situata është më shumë se dramatike në përballjen me çdo emergjencë të mundëshme gjatë stinës së dimrit”.

“Doing Business”, Shqipëria humbet 5 vende

Postuar në 29 Tetor, 2013 03:03

Shqiperia humbet 5 vende krahasuar me vitin e shkuar, ne raportin e Bankes Boterore “Doing Business 2014″, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Kete vit ajo renditet ne vendin e 90-te, nderkohe qe vjet renditej e 85-ta në klasifikim.

E majta rimerr Këshillin e Qarkut Fier

Postuar në 29 Tetor, 2013 03:00

Këshilli i qarkut te Fierit pas 2 vitesh debate politike duket se dje i është drejtuar zgjidhjes përfundimtare të tij. Me 62 vota pro këshilltarët e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dhënë mandatin, Vangjel Ndrekos. Gjatë mbledhjes nuk kanë qenë të pranishem këshilltaret e djathtë, si dhe Artur Shehu, i cili tashmë i dorëhequr drejtoi këshillin e qarkut për afro 2 vjet. Kryetari i ri, Vangjel Ndreko, është shprehur se më në fund është vendosur ligjshmëria dhe drejtësia.

PD-PS “sherr” në sy të ndërkombëtarëve. Kukan: Shqipëria i ka shanset të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor

Postuar në 29 Tetor, 2013 02:58

Takimi i gjashtë i Stabilizim-Asocimit, mes përfaqësuesve të parlamentit shqiptar dhe atij evropian është shoqëruar me momente tensioni mes mazhorancën dhe opozitën. Zënkat për të drejtën e fjalës përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës i kanë sjellë nga parlamenti edhe në sytë e kolegëve ndërkombëtare, kur deputeti Taulant Balla i dha të drejtën e fjalës ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumci si favor jashtë radhës, por ky i fundit e cilësoi një procedurë në vazhdimësi e cila është respektuar edhe kur këto takime drejtoheshin prej tyre.

Tahiri vijon shkarkimet në Gardë

Postuar në 29 Tetor, 2013 02:57

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka liruar të hënën nga detyra disa oficerë të tjerë të lartë të Gardës së Republikës. Sipas informacioneve të fundit, vendimi i Tahirit është marrë me rekomandim të komandantit të Gardës, Gramoz Sako.

“Crown Agents Limited”, Berisha: KE kundër, BB dhe FMN kanë shprehur mosaprovim

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:23

TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se vendimi i qeverisë Rama-Meta për të kontraktuar shoqërinë “Crown Agents Limited” në shërbimin doganor është kundërshtuar nga Komisioni Evropian. Sipas ish kryeministrit, për këtë vendim të qeverisë kanë shprehur mosaprovim edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjykata e Lartë, ja kandidatët e kualifikuar

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:21

Gjykata e Lartë, ja kandidatët e kualifikuar
Publikuar më 28.10.2013 | 18:51
0 0
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shpall listën e konkurruesve të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Edi Rama: Nuk u zgjodhëm thjesht për të zëvendësuar qeverinë e kaluar

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:18

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, të kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan.

Kryeministri theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë për reforma të mëtejshme në fushën e sundimit të së drejtës. “E konsiderojmë rekomandimin e Komisionit Evropian si nxitje në rrugën e mëtejshme të procesit të integrimit dhe vlerësojmë gjetjet e Raportit të Progresit” është shprehur ndër të tjera Kryeministri Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara