Arkiv-Lajme të përditësuara

Didi: Ndërhyrja në Lazarat kërkon vullnet politik, s’mund të zgjidhet vetëm nga policia

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:17

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka deklaruar sot se ndërhyrja në Lazarat, kërkon vullnet politik. Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës, Didi përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje të afërt në Lazarat, duke theksuar nevojën e shqyrtimit të situatës dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, dhe bashkëpunimit mes institucioneve, në mënyrë që misioni kundër kultivimit të drogës në këtë zonë të rezultojë i suksesshëm.

Ndryshimet në ligjin antimafia

Postuar në 28 Tetor, 2013 16:16

Pas dy vite diskutime me ndërkombëtarët dhe aktorët e drejtësisë në vend, Ministria e Drejtësisë i dorëzon Kuvendit projektligjin përfundimtar për të ndryshuar ligjin antimafia.

Risia e këtij propozimi është kalimi i veprës penale të korrupsionit në kompetencë për t’u hetuar e gjykuar si krim i rëndë dhe pjesë e krimit të organizuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.

Berisha, akuza vëllait të Ramës: Po zëvendëson sekserët, ngjitje drejt postit të nënkryetarit të PS

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:04

Berisha ne Facebook
TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha akuzon vellane e kryeministit Rama per kthim te vrullshem ne Shqiperi, cmontim te seksereve te vellait te madh ne pushtet dhe ngjitje drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës kryeministrit në hije në qeveri.

Vendimet: Kreu i ri i ATSH dhe një marrëveshje për doganat

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:00

Lirohet nga detyra kreu i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Basir Çollaku. Vendimi për shkarkimin e Çollakut është marrë në mbledhjen e qeverisë, e cila emëroi në krye të ATSH Gëzim Podgoricën.

Ndërkohë, një vendim tjetër i marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë është ai për marrëveshjen me kompaninë britanike “Crown Agents Limited”, e cila do të ofrojë asistencë në shërbimin doganor.

Stafi i Xhukës vazhdon akuzat ndaj shefes: Po manipulon të dhënat

Postuar në 28 Tetor, 2013 08:58

Stafi i Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka denoncuar sërish Inspektoren e Përgjithshme, Zana Xhuka për manipulimin e të dhënave dhe ndërhyrje në dokumentacionin zyrtar të personelit. Stafi I ILDKP-së, nëpërmjet një deklarate për mediat, kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit, pasi sipas tyre ndodhen në presion të vazhdueshëm që prej një jave nga persona të armatosur që hyjnë e dalin në institucion ne kundërshtim flagrant me rregulloren e brendshme.

Deklarata e plotë:

Rama: Më vjen keq për Gjikën, drejtësia të bëjë punën e vet deri në fund

Postuar në 28 Tetor, 2013 08:57

Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme kundër kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe vendimesh zyrtare në lidhje me dy pallate të ndërtuara në Vlorë.

Rama tha se ndjehet mik me Gjikën dhe se personalisht do t’i qëndrojë pranë në çfarëdolloj situate, por se ai nuk mund të ofrojë mbështetje politike për të dhe i kërkoi drejtësisë të bëjë punën e vet deri në fund.

Akuzat e ngritura nga prokuroria, tha ai, janë të rënda dhe duket se janë të faktuara.

"Statusi në dhjetor, i mundur"

Postuar në 28 Tetor, 2013 08:55

Statusi në dhjetor është i mundshëm, por në këtë periudhë të mbetur të kohës, Shqipëria duhet të tregojë që po lufton korrupsionin.

Kosova sot nis negociatat për MSA-në

Postuar në 28 Tetor, 2013 03:08

PRISHTINE- Kosova fillon sot negociatat me Bashkimin Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. MSA do të shënojë marrëdhënien e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Pritet që MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014 dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014.

Administrata, vetëm 14 ankesa zyrtare në Komisionin Civil

Postuar në 28 Tetor, 2013 03:07

Ulet numri i ankesave në Komisionin e Shërbimit Civil, nëpunësit e hequr apo të emëruar në tjera detyra preferojnë t’i shprehin pakënaqësitë në portalin e ankesave te PD. Por, ka edhe një vakum ligjor që ka sjellë anomali në funksionimin e komisionit, si pasojë e krijimit së shpejti të Gjykatës Administrative. Prej 1 tetorit KSHC vetëm ka pranuar marrjen në dorëzim të kërkesave të qytetarëve, ndërkohë që nuk i shqyrton ato.

Historia e mashtrimeve me rimbursimin e TVSH

Postuar në 28 Tetor, 2013 03:03

Sipas një studimi të FMN-së, mashtrimi me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e ka zanafillën që në lindje të këtij tatimi, mbi një shekull më parë. Në Hollandë, sipas po këtij studimi, 44 përqind e të gjithë evazionit nga TVSH vjen nga deklarimet e rreme dhe paraqitjet e faturave të falsifikuara për blerjet jo-ekzistente ose të ekzagjeruara. Mashtrimi më i spikatur ndodh në momentin e kreditimit të tatimit, kur tarifat doganore për eksportet janë zero (sikurse është edhe rasti i vendit tonë). Ky regjim eksporti krijon një numër mundësish për mashtrim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara