Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta me senatorin Richard: Shqipëria, shembull i mirë bashkëpunimi në rajon
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të Dërguarin e Veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, Senatorin Alain Richard.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, gjatë takimit zoti Meta ka vlerësuar praninë e Senatorit Richard në Tiranë dhe përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Francës dhe vendeve të Ballkanit.
Vlorë, prishja e ndërtimeve pa leje
Ministria e Brendshme ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se do të marrë masa për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Vlorës.
Sipas njoftimit, një nga masat që do të aplikohet me nismë të ministrit Sajmir Tahiri do të jetë bllokimi i qarkullimit rrugor nga ora 07:00 deri në 16:00 të ditës së diel. Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve pranë ndërtesave pa leje që do të prishen, si dhe lokalet përreth këtyre zonave do të jenë të mbyllur.
Deklarata e Erdogan, Nikoliç pezullon takimet me Turqinë: Agresion pa armë, të na kërkojë falje
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka ngrirë pjesëmarrjen në takimet trepaleshe ndërmjet Serbisë, Bonjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë dhe pret kërkim falje nga Turqia për fjalimin e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Prizren, të cilin, presidenca serbe, e quan skandal.
Mali i Zi nxjerr (zyrtarisht) të palarat e Arben Imamit
Vazhdimisht vitet e fundit mediet kanë bërë publiket lidhjet e forta Shqipëri-Serbi për sa i përket importit, eksportit dhe tranzitimit të armatimeve dhe lëndëve shpërthyese. Viti 2012 nuk mund të bënte përjashtim nga ky “rregull”.Gjatë këtij viti me gjithë zhurmën në shtyp dikasteri Imami ka vazhduar me intensitet marrëdhëniet me serbo-sllavët.
Agolli: Qëndrimet kundër sjelljes së Ramës me Erdogan, diletante dhe injorancë
Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, vlerëson qëndrimet e Kryeministrit Rama ndaj homologut turk Erdogan dhe ndaj Turqisë. Ndërkohë ai quan dieltante qëndrimet e një pjese të opinionit, që I shohin deklaratat e Kryeministrit turk si të rrezikshme e që revokojnë Perandorinë Otomane. “Këto diskutime që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’ do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti. Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë”, shprehet për gazetën “Panorama” shkrimtari i njohur.
Rama: Stop kumarit online. Kazinotë, larg nga shkollat e bankat
Krimi - Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se biznesi i lojërave të fatit është bërë strehë e parave të krimit të organizuar
Detyrimet - Qeveria u ka dhënë paralajmërim bizneseve të ligjshëm të lojërave të fatit që të paguajnë detyrimet e prapambetura
Hapja - Dje kanë nisur të hapen në Tiranë një pjesë e kazinove që u mbyllën për verifikim me nisjen e “Fundit të marrëzisë”
Ekzekutivi
Qeveria merr vendime drastike. Eskortë 24 orë për drejtoreshën Luneda Sufali
Nisin përjashtimet nga Garda
Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur reforma edhe në Gardën e Republikës. Me propozim të komandanti të Gardës Gramoz Sako, ministri i Brendshem Saimir Tahiri raportohet se ka firmos prjashtimin nga garda te tete efektiveve, mes tyre edhe oficere te lakuar si 'grupi i zjarrit' pergjate protestes se 21 janarit 2011.
Ligji i luftës me Greqinë, Xhufi: Tronditëse mbajtja e ligjit
Greqia nuk e ka shfuqizuar ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo është deklarata e historianit Pëllumb Xhufi në emisionin e gazetares Erjona Rusi në “A1 Report”. “Ligji i luftës të trondit kur e dëgjon, jo më kur bëhet fjalë për një vend strategjik që ne e cilësojmë. (...) Marrëdhëniet e mira mbështeten në marrëveshje të mira”, si ka thënë Obama. Ndaj edhe në këtë prizëm, Greqia duhet të heqë ligjin e luftës. Ashtu siç ndodh, vendimi i qeverisë kalon në parlament për të marrë fuqi, ndërsa ligji i luftës në Greqi është vetëm me një vendim qeverie dhe nuk e ka kaluar në Parlament.
Fier, atentat biznesmenit 53-vjeçar të karburanteve
Një biznesmen karburantesh i ka shpëtuar mrekullisht një atentati. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, por policia e ka mbajtur si informacion të rezervuar, për vetë mungesën e pasojave. Atentati ndodhi në aksin rrugor Fier – Patos, në lokalin e shitjes së karburantit pronë e 53 vjeçarit Namik Suli.
Qeveria, ikin Ciko dhe Shima, emërohen Kerni dhe Shabani
TIRANË Ngritja e një grupi pune për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me kompaninë çeke CEZ, emërime dhe lirime nga detyra për drejtimin e TOB-it dhe jo vetëm përkëtë të fundit, ishin disa nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave, që u publikuan pak orë pas përfundimit të mbledhjes.
Grupi i punës për CEZ