Rama: Betejë pa kompromis kundër krimit ekonomik. Fund basteve online, bixhozi i lidhur me politikën

Postuar në 26 Tetor, 2013 03:34

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis kundër krimit, duke theksuar se ndër të tjera krimi ekonomik përmes lojërave të fatit godet familjet e varfra.

“Ne jemi këtu për të mbështetur familjet shqiptare. Do të vazhdojmë pa kompromis betejen në cdo lagje të Shqipërisë, pasi e ardhmja e këtij vendi nuk mund të ketë gjë të përbashkët me bixhozin”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndër të tjera theksoi se aktiviteti i lojërave të fatit ka qenë i mbështetur nga politika, duke shtuar se rritja që pësoi ky aktivitet në vitet e fundit ishte dëshmi e rritjes së industrisë së krimit në sytë e të gjithëve e ‘që nuk i bëri përshtypje askujt’.

Rama premtoi reformë ligjore që do të përcaktojë kufijtë për pjesën legale të këtij aktiviteti, ndërsa njoftoi bllokimin e të gjitha website-ve që përdoren për vendosjen e basteve jashtë vendit.

Këto deklarata Kryeministri i dha për mediat, pas mbledhjes së radhës që zhvilloi Qeveria këtë të premte.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.