Arkiv-Lajme të përditësuara

Totozani: Të legalizohen martesat gej

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:39

Avokati i Popullit Igli Totozani bëri thirrje sot që Shqipëria të diskutojë dhe të miratojë lejimin e martesave gej.

“Le të jemi vendi i parë në Ballkan që e bëjmë diçka të tillë,” tha sot Totozani.

Legjislacioni shqiptar njeh martesat si lidhje të një burri me një grua dhe martesat brenda një gjinie nuk njihen ligjërisht e nuk mund të regjistrohen. Tre vjet më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se “do të legalizojë martesaj gej”, por pavarësisht zhurmës së krijuar, ai nuk e mbajti fjalën.

Durrës, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:37

Në qytetin e Durrësit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve paleje në hapësirat publike. Aksioni ka nisur nga Ura e Dajlanit ku janë planifikuar të prishen 17 objekte, kryesisht lavazhe, lokale dhe kioska, si dhe 2 bilbordo. Në qytetin e Durrësit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve paleje në hapësirat publike. Aksioni ka nisur nga Ura e Dajlanit ku janë planifikuar të prishen 17 objekte, kryesisht lavazhe, lokale dhe kioska, si dhe 2 billborder.

Kapen 30 kg drogë, transportoheshin me motorë deti

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:52

VLORE- Sekuestrohen nga policia e Vlores 30 kg lende narkotike, e llojit kanabis sativa. Droga eshte kapur teksa transportohej me motore deti dhe mesohet se ksihin destinacion Italine. 

Sipas te dhenave te para mesohet se pas dy transportuesit pasi kane kultuar qe ishin vene ne ndjekje te policise kane braktisur mjetet dhe kane mundur t’i shpetojne ndjekjes. Policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e tyre.

 

 

PANORAMA

Gruaja e vetme masakrohet në banesë, i marrin tapitë

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:51

Nga Saranda/ Laureta Roshi

Berisha: Qeveria dieta e orgjira personale

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:50

Ndryshimi i buxhetit 2013 nga qeveria e re ka sjellë dhe ashpërsim të gjuhës mes opozitës dhe mazhoracës, ku rekordin e kanë mbajtur kryeministri aktual Edi Rama dhe parardhësi I tij Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se po planifikon të katërfishojë borxhin publik, për përfitime personale të pjesëtarëve të kabinetit. Pasi u largua nga salla e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha u ndal përpara mediave, ku tha se përmes aktit normativ për buxhetin e 2013-ës po hapet rruga për ta çuar vendin drejt recesionit.

Ministria e Jashtme serbe reagon ndaj Erdogan: Kosova nuk është Turqi, por Serbi

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:50

Ministria e Jashtme e Serbisë ka reaguar ndaj deklaratës së bërë dje në Prizren nga kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

“Çdokush në botë e di që fjala Kosovë është serbe dhe se është territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë kuazi shtet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Në Republikën e Serbisë deklaratat e tilla kurrsesi nuk mund të pranohen si miqësore”, thuhet më tej në komunikatë e MPJ serbe.

Miratohet ndryshimi i buxhetit

Postuar në 25 Tetor, 2013 02:48

Pas një seance maratonë, Parlamenti miratoi me 79 vota pro dhe 42 kundër aktin normativ, që ndryshon buxhetin e shtetit. 

Votave të mazhorancës pro aktit, iu bashkuan edhe dy deputetët e opozitës, Mhill Fufi dhe Eleina Qirici. Hamendësohet se dy deputetët kanë votuar pro aktit, për shkak se janë deputetë të rinj dhe nuk njohin mirë procedurën e votimit.

Akti normativ ka shkaktuar debate të forta në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës. Ministri i financave, Shkëlqim Cani, sqaroi para deputetëve se përse ishin të detyruara ndryshimet.

9 kandidaturat për Gjykatën e Lartë

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:35

Zbardhen emrat e kandidatëve për Gjykatën e Lartë të Drejtësisë.

Janë gjithsej nëntë kandidatë, mes të cilëve emra të njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë në vend, të cilët do të garojnë për 2 vendet vakante në Gjykatën e Lartë. 

Çlirim Gjata, Igli Toska, Sinan Tafaj, Gent Shala, Adnor Shameti, Sokol Sadushi, Marjana Semini, Maks Qoku dhe Artan Hoxha kanë aplikuar për tu bërë anëtarë të kësaj gjykate. 

PE rezolutë pro marrjes së Statusit për Shqipërinë

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:32

Relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian Nikola Vuljanic, paraqiti sot gjatë mbledhjes në Strasburg, një rezolutë në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet Statusi i vendit kandidat

Rama shpërthen në Kuvend ndaj opozitës, akuzon për vjedhje mielli, fasulesh e nafte

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:31

Kryeministri Edi Rama ka replikuar disa herë sot me deputetët e opozitës për ndryshimet në vitin 2013. Rama e ka akuzuar qeverinë paardhëse se ka haxhuar paratë e invalidëve për fushatën e zgjedhjeve, se ka abuzuar dhe ka përbuzur sipërmarrësit që kanë bërë punë publike dhe ka vijuar me akuza duke iu drejtuar opozitës në sallë: “përgatituni bashkë me ata të oborrit të paguani shumë më shumë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara