Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvend, mazhoranca voton me 79 vota pro ndryshimin e buxhetit 2013

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:30

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 10 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro dhe 42 kundër aktin normativ të qeverisë për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2013. 

Ndryshimet u kundërshtua ashpër nga opozita gjatë gjithë seancës që nisi që në orët e para të ditës së sotme. Drejtues të opozitës në fjalën e tyre thanë se me këtë vendim, qeveria Rama rrezikon të zhysë vendin në recesion.
Por mazhoranca këmbënguli se ndryshimet janë të nevojshme, nisur nga gjendja e vështirë në te cilen sipas tyre qeveria e djeshme e ka lënë arkën e shtetit

23-vjeçari: E vrava pa dashje të dashurën

Postuar në 24 Tetor, 2013 16:29

Vrasësi i 19-vjeçares Mbaresa Torba tha para gjykatës se ngjarja ishte aksidentale. Elsjon (Arbër) Dedja , vjeç 23 nga Peshkopia u arrestua pak ore pas vrasjes së vajzes së re me armë zjarri. 

Basha: Qeveria, sulm institucioneve të pavarura

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin, Christian Danielsson, se opozita është e përkushtuar të bëjë gjithçka, për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësimin në BE.
Gjate takimit, Basha shprehu shqetësimin për shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura: KLD, ILKDP, INSTAT, KQZ, etj nga mazhoranca.

Në Kuvend me biçikletë, Peza: Kështu shpëtoj dhe nga gjobat e Tahirit

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:01

Deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza nuk ka parkuar në oborrin e Parlamentit, si zakonisht, makinën por një biçikletë. Pak e çuditshme për mënyrën si i kemi parë të lëvizin deputetët me makinë, shpenzimet e naftës të së cilës paguhen nga shteti.Të gjithë do të mendojnë se është efekt i tkurrjes së shpenzimeve të buxhetit me Aktin Normativ për rishikimin e buxhetit 2013, që po diskutohet në Kuvend. Një pyetje të tillë deputetit socialist ia bëri edhe gazetarja e "A1 Report", por për Pezën nuk ka lidhje kjo gjë.

Erdogan, Rama e Thaçi, këmbëkryq në odën shqiptare

Postuar në 24 Tetor, 2013 10:00

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe mikëpritësi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dolën jashtë protokollit zyrtar për të drekuar në një shtëpi në Prizren, në një ndenjë modeste dhe tradicionale.

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri turk e përsëriti frazën e njohur për vllazërinë shqiptaro-turke. Në këtë ndenjë joformale, ai u mundua të ndihet i afër me mikëpritësin.

Ndryshohen shefat e komisariateve në Tiranë dhe Kavajë

Postuar në 24 Tetor, 2013 09:59

Vijon reforma në polici. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Dhtetit, Artan Didi, janë ndryshuar shefat e komisariateve të Tiranës dhe Kavajës.
Burimet policore bëjnë të ditur se shef i komisariatit nr.1 është emëruar Artjon Duka, shef i komisariatit nr.2 është emëruar Ilir Proda. Ladi Laska emërohet shef i komisariatit nr. 3, Alban Ahmetaj, shef i komisariatit nr. 4, Fatmir Lleshi vazhdon të jetë shef i komisariatit nr.5, ndërsa Besmir Qebini emërohet shef i komisariatit të policisë së Kavajës.

Shqip

Debat për ndryshimin e buxhetit

Postuar në 24 Tetor, 2013 09:57

Parlamenti është përfshire nga debati mbi Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit te shtetit.

Maxhoranca akuzoi Qeverine e PD-së se e ka lënë arkën bosh dhe ka faturuar miliona euro borxhe për Qeverinë aktuale. Kryeministri Rama tha se do të ndërmerret një reformë drastike, ndërsa akuzoi paraardhesin se i la invalidet pa bukën e gojës dhe paratë i përdori për fushatë.

Akti Normativ, Kuvendi seancë maratonë

Postuar në 24 Tetor, 2013 03:15

Luis Tanushi

Rikthehen atentatet mafioze. Tiranë, plagosen 2 persona

Postuar në 24 Tetor, 2013 03:12

TIRANË-Një atentat i tipi mafioz është shënuar sot në kryeqytet. Tentativa për vrasjen e një personi është shënuar në orët e vona të së mërkurës në zonën Komuna e Parisit.

News24 mëson se rreth orës 22: 22 minuta, 2 persona me motor tip ‘Scooter’ kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti me targa AA777FH duke plagosur 2 shtetas që ndodheshin në makinë. Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Elvis dhe Ali Doci, njëri prej të cilëvë në gjendje të rëndë për jetën.

Skandali i rimbursimit të TVSH-së/ Paditen tetë zyrtarë të tatimeve

Postuar në 24 Tetor, 2013 03:08

Ministria e Financave ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për tetë zyrtarë të lartë të administratës tatimore, mes tyre edhe dy ish- drejtues, si dhe 11 kompani.

Mes punonjësve të nivelit zbatues që u kallëzuan janë edhe dy zyrtarë të nivelit drejtues, ish-drejtori i Tatimeve Tiranë, Ismail Muçaj dhe ish-drejtuesi i Hetimit Tatimor.

Zyrtarët u kallëzuan pas skandalit të rimbursimit të TVSH-së për kompani fantazma.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara