Arkiv-Lajme të përditësuara
Kandidatët për Gjykatën e Lartë
ra 13:00 e së hënës ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave në Presidencë për dy vëndet vakante në Gjykatën e Lartë. Një burim në Presidencë i tha Top-Channel se deri në këtë afat të datës 21 tetor, kandidaturat e paraqitura nuk duket se janë të shumta, siç ka ndodhur herët e tjera.
Këto burime, në kushtet e anonimatit, deklarojnë se bie në sy të kenë paraqitur dosjet më pak se 10 kandidatë, ndër të cilët figurojnë:
Nikolla: Konkurs për drejtorët e DAR. Fund militantizmit, zgjidhje kontrate me 59 persona
TIRANE- “Fund militantizmit dhe korruptimit te shkolles permes emerimeve pa kriter” ka premtuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjate nje konfrence per mediat, ku ka njoftuar nisjen e procedurave te konkurrimit per Drejtor në Drejtoritë Arsimore Rajonale në të gjitha qarqet e vendit.
Ajo ka njoftuar “zgjidhje te menjëhershme te kontratës se punes për 59 persona të implikuar në shkelje të hapur të ligjit”, përfshi 12 drejtues të DAR-ve, “vërejtje me paralajmërim” për 13 punonjës; “vërejte” për 5 punonjës.
Ndeshkimet
Kanceri i gjirit, Rama: Vajzat dhe gratë të ndërgjegjësohen për rrezikun
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar kundër kancerit të gjirit. Me moton “Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton të duash”, takimi ndërkombëtar është zhvilluar në hotel “Tirana” me rastin e 21 tetorit, ditës botërore të Depistimit të Kancerit të Gjirit.
Dreka në Prizren, mediat kosovare: Ilir Meta, “kumbar” i pajtimit Thaçi-Limaj
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një vizitë jozyrtare në Kosovë. Ai gjatë ditës së diele është takuar në një nga restoranet e Prizrenit me Fatmir Limajn. Ky takim megjithëse nuk është zyrtar, duket se ka pasur një qëllim politik.Duket se e vetmja arsye e takimit të Metës me Fatmir Limajn është ndërmjetësimi i tij për të ulur “gjakrat’ në mes të konfliktit të hapur politik të Limajt me Hashim Thaçin.
Stafi i ILDKP-së kallëzim për Zana Xhukën: Ka vjedhur dhe shpërdoruar detyrën
Stafi punonjës i Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKP), ka dorëzuar kallëzimin penal kundër eprores së tyre, Zana Xhuka. Kjo e fundit akuzohet nga vartësit për shpërdorim detyre dhe vjedhje nëpërmjet shpërdorimit të detyrës.
Në kallëzimin penal thuhet se zgjedhja e saj është bërë në kundërshtim të hapur me ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”.
Kostoja shqiptare e krizës globale
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se kriza boterore gjate ketyre 5 viteve te fundit, i ka kushtuar ekonomisë shqiptare rreth 2.5 miliardë dollarë prodhim te munguar.
Në raportin e fundit rajonal për Europën, ekspertët e fondit kanë përllogaritur se si është ngadalësuar rritja e prodhimit në të gjitha ekonomitë europiane, krahasuar me vitet para krizës. Sipas FMN, në vitin 2008 vlerësohej se Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë do të rritej në periudhën 2008-2013, në total me 35.1 për qind.
Shkollat profesionale, tani te Ministria e Mirëqenies Sociale
Do ndryshojë skema e menaxhimit dhe kurrikulat arsimore. I ndjekin vetëm 14% e nxënësve, ishte premtuar të arrihej në 40%.
Lezhë, e majta merr nënkryetarin e qarkut
E majta kthehet në shumicë në Këshillin e Qarkut të Lezhës. E djathta ka humbur shumicën pas zgjedhjes në postin e nënkryetarit të këtij këshilli të Gjokë Nokës, përfaqësues i së majtës. Kandidati i majtë ka marrë 21 vota, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Preng Lala ka marrë 9 vota, ndërsa 6 këshilltarë kanë abstenuar. Për kandidaturën e Nokës kanë votuar shumica e këshilltarëve. Në fillim të mbledhjes, kreu i Qarkut të Lezhës, Pashk Gjoni ka kërkuar që të zhvillohet një votim i qetë, dhe pa tensione.
Basha e kthen ish-selinë e PD në Drejtori Konviktesh
Ish-selia blu kthehet në institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës. Ndërtesa që deri pak muaj më parë ishte vendi ku mblidheshin demokratët është tashmë Drejtoria e Konvikteve për Shkollat e Mesme.
Pas kalimit të kësaj ndërtese, me një vendim të qeverisë “Berisha” nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës, kreu i kësaj të fundit ka vendosur ta lërë atë në shërbim të arsimit.
Prej disa javësh në pjesën e brendshme janë kryer punimet e nevojshme për ta përshtatur ndërtesën me funksionin e ri, ndërsa e vetmja gjë që të kujton atë të vjetrin është pjesa blu e fasadës së jashtme.
Zbulohet lista e borxheve të shtetit
Shifrat janë depozituar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
BLEDAR HOTI