Arkiv-Lajme të përditësuara

Kaos në Agjencinë e Kthimit të Pronave/ 7 mijë dosje të qytetarëve po kalben në rafte

Postuar në 20 Tetor, 2013 05:19

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në një kaos të vërtetë, pasi 7 mijë dosjet e qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës kanë krijuar një mal me dokumente, ndërsa nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

Kërkesat e qytetarëve kanë përfunduar prej vitesh në raftet e pluhurosura të Agjencisë.

Tension përpara prishjes së godinës

Postuar në 20 Tetor, 2013 05:15

Tensionohet situata përpara prishjes së një ndërtese 5-katëshe pa leje, në zonën pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.

Policia mbërriti mëngjesin e së dielës dhe i kërkoi banorëve që të dilnin nga banesa, për të lejuar vazhdimin e procedurës së prishjes.

Pasi në fillim u larguan nga objekti, banorët tentuan të riktheheshin sërish me forcë, duke u përballur me forcat e rendit.

Si rrjedhojë, disa prej banorëve u shoqëruan në polici.

Peshkopi, vret kunatën dhe më pas vetëvritet

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:36

UPDATE-  Një vrasje e dyfishtë është shënuar në orët e para të ditës së sotme në Peshkopi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Palama, ku Liri Ndreu, 25 vjeç ka qëlluar për vdekje kunatën e tij, Valbona Ndreu, 35 vjeç, dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. 

Ende nuk ka të dhëna se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mësohet se në momentin e konfliktit kanë qenë të pranishëm në banesë dy fëmijët e Valbonës dhe vjehrra e saj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbardhe plotësisht  ngjarjen e rëndë.

“Fund Marrëzisë”: 363 persona ndiqen penalisht, bllokohen 348 subjekte

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:35

Operacioni “Fund Marrëzisë”, i zhvilluar që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij operacioni, deri në këto momente, janë të bllokuara 348 subjekte, ndërsa janë kontrolluar 1,127 subjekte.

Ministria e Mbrojtjes njofton se janë proceduar penalisht 364 subjekte dhe janë proceduar 363 persona. Gjithashtu, deri më tani rezulton se janë sekuestruar 2,181 makineri lojëra fati dhe e pajisje, 161 kompjutera dhe 503 monitorë në subjektet e pikave të basteve.

PD-qytetarëve: Qeveria po përhap panik për situatën ekonomike, besojini BE-së

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:34

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë pasardhëse se po përhap panik tek qytetarët për situatën ekonomike. Deputeti Sherefedin Shehu thotë se qytetarët duhet ti besojnë ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Evropian dhe jo panikut të qeverisë “Rama”

Trafikimi i qenieve njerëzore, Rama: Aksion i menjëhershëm

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:34

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se shteti shqiptar ka qenë i paaftë për të integruar viktimat e trafikimit në shoqëri. “DASH e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim për mungesën e plotësimeve të standardeve. Edhe raporti i Komisionit Europian konstaton probleme.

Bllokohet godina tek Ekonomiku

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:33

E shtuna i ka gjetur efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë brenda këtij shiriti policor me të cilin është rrethuar godina pesëkatëshe që prej muajsh është pjesë e debatit që përfshiu edhe Fakultetin Ekonomik. 

Shënohet 10- vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, Rama: Qoftë me ne bekimi i saj

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:23

Sot shenohen 10 vjetori i Lumturimit të Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nene Tereza, humanistja shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Humanistja shqiptare me zemër të madhe do të bënte që mbarë bota të njihte shpirtin e saj të madh. Nënë Tereza u lumturua me 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II.
Kryeministri Edi Rama shprehu krenari, siç shkruan ai, për popullin e vogël të grus së mrekullive.
“Plot 10 vjet nga Lumturimi drejt Shenjtërimit, i Nënë Terezës,krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive. Qoftë me ne bekimi i saj.”- shkruan Rama.

Panorama

Plani suedez për Shqipërinë, 160 komuna dhe bashki

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:21

- Shoqata e Komunave, në kuadër të reformës territoriale, propozon që, nga 373 njësi vendore duhet të mbeten 150-160 njësi, por kjo duke u përshtatur me një sërë kriteresh territoriale, kulturore, e strukturore. Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës së Komunave, tregon në një intervistë për gazetën “Shekulli” opsionet mbi të cilat duhet të bazohet kjo reformë, sugjerime këto nxjerra pas një studimi të bërë me mbështetjen e Agjencisë suedeze për Zhvillim.

Ujësjellësi hedh Topallin në gjyq, s’paguan faturën e ujit nga 2011

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:20

Gjykata e Tiranës ka lëshuar më 7 tetor një urdhër ekzekutimi për fatura të papaguara në vitet 2011-2013 për ujin e konsumuar nga Ujësjellësi. Institucioni që nuk i ka paguar këto detyrime është në vartësi të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata shpall debitor dhe lëshon urdhër ekzekutimi për Kuvendin e Shqipërisë, pasi, gjatë kohës kur e drejtonte Jozefina Topalli, ka “harruar” të paguajë faturat e konsumit të ujit në favor të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara