Arkiv-Lajme të përditësuara

Shpërthimi në Rafinerinë e Naftës, ndërron jetë i plagosuri

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:21

Ndërron jetë në një spital në Austri, 50-vjeccari Petrit Pashaj, punonjësi që u plagos nga një shpërthim më 14 Tetor në Rafinerinë e Naftës në Fier.

Basha: Rishikimi i buxhetit, minë me sahat

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:20

Kryetari i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat deklaroi se rishikimi i buxhetit të vitit 2013 është minë me sahat për stabilitetin e vendit, ndërsa njoftoi se PD dhe opozita, si në komisione parlamentare, ashtu edhe në sallën e Kuvendit do të mbajnë qëndrimin e veta përmes ekspertëve për këtë ndryshim. 

"Eshtë hera e parë që një qeveri planifikon një dështim të tillë. Kjo është formula dhe përgatitja e krizës 'Rama'.Ata duan të ligjërojnë me akt normativ një krim financiar me mosmbledhjen e të ardhurave", u shpreh Basha.

Hoffman: Nëse ka bashkëpunim, progresi është i sigurt. Veliaj: Arsimi profesional, prioritet

Postuar në 22 Tetor, 2013 03:04

TIRANE- Ambasadori i Gjermanise ne vendin tone ka garantur mbeshtetjen e vendit qe perfaqeson per mbeshtetje ndaj Shqiperise edhe ne fushen ekonomike. Duke folur ne konferencen “Zhvillimi ekonomik, arsimi dhe mireqenia”, Hoffman ka shprehur besim te potenciali i Shqiperise, duke theksuar se shume reforma dhe pune duhen cuar perpara. 

Peleshi dhe Panariti, vizitë zyrtare në Izrael

Postuar në 22 Tetor, 2013 03:03

Zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u nisën dje për në Izrael, ku do të marrin pjesë në forumin ekonomik Shqipëri-Izrael.

Në përbërje të delegacionit është dhe një numër i madh biznesmenësh shqiptarë. Në këtë forum të rëndësishëm, Zv/Kryeministri Peleshi dhe Ministri Panariti do të mbajnë secili nga një fjalë, ku do të prezantojnë prioritetet e Qeverisë shqiptare, situatën ekonomike, kryesisht në sektorin jetik të bujqësisë dhe do të ftojnë investimet izraelite në ekonominë shqiptare.

 

Dita

Këshilli i Europës Shqipërisë – Përdorni ligjet ekzistuese për të luftuar korrupsionin

Postuar në 22 Tetor, 2013 03:02

Kryetari i Departamentit të Veprimit kundër krimit në Këshillin e Europës, Ivan Koedjikov, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit por ka ende shumë për të bërë. Në një intervistë për DW, Koedjikov theksoi se Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese për të luftuar korrupsionin.

Shkodër, katër viktima

Postuar në 22 Tetor, 2013 02:58

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në Kryebushat të Shkodrës. Një trajler goditi një automjet veturë, tip “BMW” në të cilin udhëtonin disa të rinj. 

Pas aksidentit, policia gjeti në vendin e ngjarjes katër viktima, të gjithë të moshës nga 17 deri në 19 vjeç, si dhe një të plagosur që ndodhet në gjendje të rëndë. Automjeti është me targë “SH 1818 D”, ndërsa trajleri transportonte lëndë drusore. 

“Fund Marrëzisë”, sekuestrohen 600 kompjutera

Postuar në 21 Tetor, 2013 15:15

TIRANE- Në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, i cili po vijon në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 600 copë kompjutera, një sërë tavolinash të lojrave të fatit si dhe një sërë pajisjesh kompjuterike në një magazinë në Shkozë.  Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet paraprake rezulton se ky ambient magazine, shërbente për grumbullimin e lojrave të fatit dhe komjuterave, të cilat janë të Kompanisë Apex me administrator shtetasin A.Kontaci, 45 vjec, me banim në Tiranë.  Nga verifikimet, dokumentacioni ka rezultuar i parregullt dhe i paregjistruar.

Naço: Ndryshime kushtetuese për ligjin dhe Gjykatën e Lartë

Postuar në 21 Tetor, 2013 15:14

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot në një takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Marco Leidekker dhe zv.shefin, Olsi Dekovi. 

“Dëshiroj t’ju ofroj asistencën tonë në projektet që keni si objektiv të punës suaj. Nga ana tjetër, ambasadat evropiane në Shqipëri do të jenë të fokusuara tek ju” -është shprehur Leidekker. 

Ndërsa ministri Naço tha se është një lajm i mirë që progres-raporti do të kthehet në plan aksioni në të ardhmen.

Fier, ngacmoi seksualisht fqinjën, arrestohet polici

Postuar në 21 Tetor, 2013 15:12

SHKB-ja ka arrestuar sot një efektiv policie në Fier, nën akuzën e ngacmimit seksual.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 50-vjeçari Petrit Beqari, banues pranë Urës së Mbrostarit në Fier, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij, S.G., 45 vjeç.

Momentalisht nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërkohë që 50- vjeçari, punonjës në patrullën e qarkullimit, pritet të përballet me drejtësinë.

 

 

DITA

Rama për ‘DW’: Qeveria e Shqipërisë i detyrohet një ndjesë Gjermanisë!

Postuar në 21 Tetor, 2013 15:09

Në bisedë me Deutsche Welle, Kryeministri Edi Rama flet për nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve me Gjermaninë, punën e qeverisë së tij për integrimin evropian, raportin me opozitën dhe lëvizjet në administratë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara