Hoffman: Nëse ka bashkëpunim, progresi është i sigurt. Veliaj: Arsimi profesional, prioritet

TIRANE- Ambasadori i Gjermanise ne vendin tone ka garantur mbeshtetjen e vendit qe perfaqeson per mbeshtetje ndaj Shqiperise edhe ne fushen ekonomike. Duke folur ne konferencen “Zhvillimi ekonomik, arsimi dhe mireqenia”, Hoffman ka shprehur besim te potenciali i Shqiperise, duke theksuar se shume reforma dhe pune duhen cuar perpara.
“Ekonomia shqiptare ne rritje e siper do te kete gjithmone mbeshtetjen e Gjermanise. Duhet te percaktohet se ku ka nevoje per zhvillim. Nese ka bashkepunim eshte e sigurt qe do te arrihet progres. Eshte e nevojshme qe te kete bashkepunime ne te gjitha fushat, por sidomos ne ate ekonomike”- ka thene ai.
Nderkohe qe ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj ka theksuar nje sere reformash per te cilat ka nevoje vendi, ne tregun e punes, ne lidhjen e arsimit me tregun e punes dhe bashkepunimin qe duhet te sigurohet mes tyre.
Ai ka theksuar se arsimi profesional eshte prioritet i qeverise dhe ministrise qe drejton e per kete do te punohet fort.
Panorama
Add new comment