“Fund Marrëzisë”, sekuestrohen 600 kompjutera

TIRANE- Në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë”, i cili po vijon në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 600 copë kompjutera, një sërë tavolinash të lojrave të fatit si dhe një sërë pajisjesh kompjuterike në një magazinë në Shkozë. Sipas njoftimit të policisë, nga hetimet paraprake rezulton se ky ambient magazine, shërbente për grumbullimin e lojrave të fatit dhe komjuterave, të cilat janë të Kompanisë Apex me administrator shtetasin A.Kontaci, 45 vjec, me banim në Tiranë. Nga verifikimet, dokumentacioni ka rezultuar i parregullt dhe i paregjistruar.
Në kuadër të këtij operacioni në kryeqytet përgjatë ditës së sotme ka nisur hetimi edhe për 5 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale organizim të llotarive të pa lejuara dhe vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara.
PANORAMA
Add new comment