Arkiv-Lajme të përditësuara
Shqipëria do shkurtojë edhe ushtrinë: nga 12 mijë, do zbresë në 8 mijë
Pas një projekti gjigand për demontimin e municioneve, Shqipëria pritet që të reduktojë edhe madhësinë e forcave të saj të armatosura në vetëm 8 mijë persona, i tha BIRN një burim brenda misionit të saj në NATO
“Disa njësi të caktuara nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do e zvogëlojmë numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë në 8 mijë,” tha zyrtari.
“Kjo është një reformë e nisur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë dhe do të vazhdojë edhe tani me ministren e re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli,” shtoi ai.
Thaçi-Rama-Erdogan takohen në Prishtinë
Përurohet sot hapja e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi do të jenë të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Aeroporti i është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez, “Limak Aeroport de Lyon” në vitin 2010 dhe kontrata është 20-vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe i gjithë investimi ka kapur vlerën e rreth 130 milion eurove.
PD: Rama- Meta, sulm të koordinuar ndaj ILDKP
Oerd Bylykbashi
TIRANE- Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quajti sulm të koordinuar Rama- Meta, kundër institucionit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dhe në mënyrë të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni të pavarur, Zana Xhuka.
PD i bën thirrje Prokurorisë që të të fillojë menjëherë hetimin ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve.
Askush mbi ligjin, gjobiten deputetët
Ligjvënësit janë shpesh shkelësit e parë dhe më flagrantë të ligjeve. Kjo ndodh rëndomtë në Shqipëri, sa që tashmë është bërë një fakt i pranuar nga të gjithë: Ata janë të privilegjuar.Por jo! Policia ka gjobitur makinat e deputetëve të cilat gjithmonë parkohen në shkelje të rregullave mbi trotuaret para Kryesisë së Kuvendit.
Parkimi i tyre mbi trotuare ka qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe kronikash, por kësaj radhe policia dhe një punonjës i Kuvendit me listë në dorë jo vetëm i ka sistemuar makinat me lejen e kuvendit, por edhe i kanë gjobitur ato mbi trotuar.
PD kërkon Ramën në interpelancë për emërimin e kreut të Policisë së Shtetit
PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi.
PD e cilëson në shkelje të ligjit emërimin e Didit, i cili sipas demokratëve nuk plotëson kriteret e përcaktuara për këtë post.
“Këshilli i Ministrave nën kryesimin e Kryeministrit Edi Rama, me propozim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, emëroi Artan Didin në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Shkrirja e antikrimit ekonomik, Berisha: Kishin përgjime për Ramën dhe kupolën rozë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj shkrirjes së njësisë policore që merrej me hetimin e krimit ekonomik, duke e cilësuar këtë veprim si një hakmarrje dhe dënim kolektiv ndaj njësisë që sipas tij posedonte përgjime që inkriminojnë kryeministrin Rama dhe ministrat e PS.
Komentet e deputetit të PD janë bërë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
BB: Jemi pro taksës progresive
Banka Botërore ka deklaruar për herë të parë publikisht se mbështet vendosjen e taksës progresive në Shqipëri. Drejtorja e Bankës për Ballkanin Perëndimor, Elen Goldstein tha se parimi progresiv është një nga katër masat që ky institucion i ka rekomanduar qeverisë shqiptare.
Beqaj: Program për ekzaminim falas shqiptarëve 40-60 vjeç, rritje viteve të jetës së shëndetshme
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të nisë një program masiv i kontrollit bazë për sëmundjet në vend.
“Ne do të nisim ekzaminim në një nivel bazë për gjithë shqiptarët në moshën 40-60 vjec, ekzaminimi do të jetë falas, por edhe detyrim që shqiptarët ta bëjnë në kohë dhe në rregull që gradualisht të ulim rreziqet që i vijnë popullatës, të rrisim jetëgjatësinë dhe vitet e jetës së shëndetshme”- tha Beqaj gjatë një konference për shtyp.
Shqipëria pjesë e BE-së në 2023-shin
Në Bruksel mendohet për skenarin e zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian që të ndahet në dy pjesë. Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në BE në vitin 2020, ndërsa Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova në vitin 2023. Këtë informacion e ka publikuar gazeta kroate “Dalmacia”, duke iu referuar "burimeve të larta në BE".
Një shkrim i Spiropalit dhe deontologjia e nëpunësit civil dhe e zyrtarit
Një shkrim polemik që Leart Kola bënte me Alfred Lelën u publikua në disa site online, dhe në njërin nga sitet, në fund të shkrimit të tij, ishte dikush që nënvizonte, me anë të një komenti ,faktin se Learti ish bërë pjesë e administratës publike; saktësisht, thosh se ai mbante postin e drejtorit të një ministrie. Kjo gjë nuk më bëri përshtypje të mirë, pasi nuk arrija dot të puqja tonet idhnake të shkrimit me përgjegjësinë e nëpunësit civil, apo funksionarit qeveritar. Mirëpo, u interesova dhe mora vesh se komentuesi ia kish futur kot më kot.