Shkrirja e antikrimit ekonomik, Berisha: Kishin përgjime për Ramën dhe kupolën rozë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj shkrirjes së njësisë policore që merrej me hetimin e krimit ekonomik, duke e cilësuar këtë veprim si një hakmarrje dhe dënim kolektiv ndaj njësisë që sipas tij posedonte përgjime që inkriminojnë kryeministrin Rama dhe ministrat e PS.
Komentet e deputetit të PD janë bërë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Te dashur miq, keto dite, ne nje akt tjeter hakmarrjeje dhe denimi kolektiv, Rama shkriu policine kriminale qe merrej me hetimin e krimit ekonomik, e cila me hetimet, teknikat dhe pergjimet e saj ka vendosur para ligjit qindra trafikante, bandite, kontrabandiste por dhe qindra zyrtare te korruptuar te maxhorances tone. Kjo polici kishte te gjitha pergjimet e komunikimeve elektronike te kryera nga organet tona dhe partneret tane, te anetareve dhe boseve te bandave kriminale te Hakmarrjes per Drejtesi, Bandes se Lushnjes apo Durresit, ne te cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Rames. Njesia kishte dhe dokumenta dhe pergjime te shumta per ministra, deputete aktual te PS, familjare te tyre te implikuar ne larje parash te pista, kontrabande, trafik droge etj
Shkak tjeter madhor i denimit kolektiv te oficereve te policise kriminale eshte se ata ligji i ngarkon per luften kunder korrupsionit te qeverise dhe administrates publike. Rama dhe ministrat e tij, ne nje muaj po bejne baterdine me investime pa tender dhe me prokurim direkt, natyrisht eshte kjo polici qe duhet te hetoje aktet kleptokratike te Rames dhe Ekipit te tij ndaj dhe me urgjence duhet zevendesuar me militante te tipit Didi qe per Ramen nuk njohin ligjin.
Si pretekst per shkrirjen e policise kriminale Rama perdori nje pergjim ne te cilin dy oficere te policise kriminale ishin shprehur se operacioni i policise kunder lojrave te fatit motivohej fund e krye nga vendosmeria e Rames per te krijuar monopolin ne kete fushe per vellaçkon e tij te rilindur nga SHBA dhe Hakmarrjen per Drejtesi. Ketij i thone zemerim! Vrapim drejt kleptokracise!” shkruan Berisha.
Shqip
Add new comment