PD: Rama- Meta, sulm të koordinuar ndaj ILDKP

Oerd Bylykbashi
TIRANE- Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quajti sulm të koordinuar Rama- Meta, kundër institucionit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dhe në mënyrë të veçantë ndaj kreut të këtij institucioni të pavarur, Zana Xhuka.
PD i bën thirrje Prokurorisë që të të fillojë menjëherë hetimin ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve.
Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Oerd Bylikbashi tha se qëllimi i vetëm i dyshes Rama-Meta, është shkrirja e këtij institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit, sipas tij, për të futur në dorë të lirë aferat korruptive që po planifikojnë.
“Pas sulmeve verbale të eksponentëve të mazhorancës, pas orkestrimit të kallëzimeve penale në formën e fletërrufeve, ky agresion i shëmtuar ka vazhduar sot me kërcënime për shkak të detyrës ndaj integritetit fizik të drejtueses së ILDKP-së. Ky përshkallzim i frymës së terrorit institucional, është një rrezik flagrant për pavarësinë e institucioneve të pavaruara të shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit të qeveritarëve.”- tha Bylykbashi në fjalën e tij.
Panorama
Add new comment