Shpërthimi në Rafinerinë e Naftës, ndërron jetë i plagosuri

Postuar në 22 Tetor, 2013 07:21

Ndërron jetë në një spital në Austri, 50-vjeccari Petrit Pashaj, punonjësi që u plagos nga një shpërthim më 14 Tetor në Rafinerinë e Naftës në Fier.

Prej disa ditësh Pashaj kurohej në kliniken austriake të djegie plastikës, por fatkeqësisht sot u njoftua vdekja e tij.  Para disa ditësh dy punonjës të kompanisë “Armo” mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në depozitën e naftës ku ata po punonin. Në momentin e shpërthimit, Petrit Pashaj, 50 vjeç dhe Ermir Sema, rreth 30 vjeç, kanë qenë duke kryer proces saldimi në pjesën e sipërme të një depozitë tremijë tonëshe. Ngjarja ndodhi brenda rrethimit të uzinës së përpunimit të naftës në Fier, ndërkohë, siç mësohet, depozita që shpërtheu ka qenë e mbushur me bitum. Punonjësit e plagosur po saldonin devijimin e një tubacioni avulli sipër depozitës. Dëshmitarë të ngjarjes pohuan se shpërthimi ka qenë i fortë dhe në pak minuta. Të dy punonjësit pësuan djegie të mëdha në trup dhe dëmtime të tjera. Sapo ka ndodhur ngjarja, kolegët e tyre i kanë transportuar për në spitalin rajonal Fier.

Paraprakisht dyshohet se shkëndijat e saldimit kanë ndikuar që në kontakt të menjëhershëm me tubat e gazit të shkaktojnë shpërthimin.

Ndërsa Ermir Sema shpëtoi me djegie më të lehta dhe e kaloi gjendjen e rrezikut për jetën, të njëjtin fat nuk e pati Pashaj, i cili u konstatua me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Ai humbi jetën në klinikën austriake ku ishte dërguar për një mjekim më të specializua

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.