Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Betejë pa kompromis kundër krimit ekonomik. Fund basteve online, bixhozi i lidhur me politikën

Postuar në 26 Tetor, 2013 03:34

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis kundër krimit, duke theksuar se ndër të tjera krimi ekonomik përmes lojërave të fatit godet familjet e varfra.

“Ne jemi këtu për të mbështetur familjet shqiptare. Do të vazhdojmë pa kompromis betejen në cdo lagje të Shqipërisë, pasi e ardhmja e këtij vendi nuk mund të ketë gjë të përbashkët me bixhozin”, u shpreh Rama.

Nderim Dëshmorëve të Policisë

Postuar në 26 Tetor, 2013 03:33

Në Qendrën e Formimit Policor në Sauk u zhvillua ceremonia e nderimit të efektivëve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës në përballjen me krimin. 

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. 

I pari që mori fjalën ishte Drejtori i Përgjithshëm. Zoti Didi tha se sot nderohen të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit që ndër vite dhanë jetën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

Vuçiç: Erdogan duhet të kërkojë urgjent ndjesë

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:39

Vuçiç dhe Daçiç
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar një skandal deklaratën e kryeministrit turk, Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke kërkuar një “ndjesë urgjente” nga Turqia dhe kryeministri Erdogan.
“Unë konsideroj se deklarata ishte një skandal dhe duhet të kërkojë një ndjesë urgjente nga Turqia dhe kryeministri, Erdogan. Kjo është sjellje e papranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është e nevojshme të shihet sesi do të reagojnë vendet e tjera.”- tha Vuçiç.

Hendeku gjinor në botë, Shqipëria e 108-ta

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:34

Është publikuar raporti mbi hendekun gjinor nëpër botë.

“The Global Gender Gap Report 2013” ka 8 vjet që publikohet dhe sipas themelueses së saj, Saadia Zahidi, që prej vitit të saj të parë në 2006-ën, 80% e shteteve kanë bërë hapa para në vendosjen e barazisë gjinore.

Rama me biznesin: Do të shlyejmë borxhet

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:33

“Na duhet rritje ekonomike me punësim. Që do të thotë, një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune”. Kjo ishte një pjesë e mesazhit që kryeministri Edi Rama i përcolli Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK). Tryeza e KEK u mblodh dje për herë të parë në Kryeministri me përfaqësinë e bizneseve dhe bankave që operojnë në vend.

Qeveria, truprojë 24 orë për drejtoreshën e Lojërave të Fatit

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:32

Mbledhja e sotme e Qeverisë është fokusuar në problematikat e lojërave të fatit dhe kumarit nga ku Kryeministri ka kërkuar tolerancë zero.

Burime pranë Qeverisë i thanë Top Channel se një prej vendimeve të marra lidhet me sigurizë fizike të Drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit Luneda Sufali. Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve.

Situata e rendit dhe sigurisë

Postuar në 25 Tetor, 2013 16:31

Policia e Shtetit do të publikojë gjendjen e rendit dhe sigurisë publike në vend çdo muaj në një bultein të posaçëm. Buletini i muajit tetor, që i referohet periudhës 17 shtator-17 tetor, tregon për një evidentim të 80 veprave penale çdo ditë.

Një shifër e lartë jo vetëm për evidentimin e tyre, por edhe sasinë e krimeve që kryhen në territorin shqiptar çdo ditë. Shifra e lartë e arrestimeve i referohet personave në kërkim. Të paktën 187 prej tyre u arrestuan sipas policisë gjatë këtij muaji, 15 prej të cilëve ishin në kërkim ndërkombëtar.

Deputetja e PD-së: Votova pro rishikimit të buxhetit nga lodhja

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:43

Përveç votave të deputetëve të mazhorancës, rishikimi i buxhetit të vitit 2013, mori dy vota pro edhe nga deputetët e PD-së. Deputetët që votuan pro ishin Mhill Fufi dhe Eleina Qirici.

Deputetja e PD-së e qarkut të Korçës ka sqaruar se nuk kemi të bëjmë me rrjedhje vote, por vetëm me një gabim për shkak të lodhjes. “11 orë seancë plenare ndodhin dhe gabime”, tha ajo për “A1 Report”, duke sqaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit të PD-së.

Reforma, Dritan Bonaj kreu i ri i Policisë Rrugore

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:41

Shkarkohet drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Luan Shehu, dhe në vend të tij emërohet Dritan Bonaj.
Dritan Bonaj ka qenë më parë shef i Policisë Rrugore në Shkodër.

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka firmosur shkarkimet dhe emërimet e reja në krye të gjashë komisariateve nën varësinë e institucionit që ai drejton.

Bomba makinës së policit nga kolegu i tij, arrestohen dy persona

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:40

Një automjet i një efektivi policie të Komisariatit nr 6 në Tiranë që shpërtheu dje me eksploziv ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës, efektivët e së cilës kanë arrestuar sot 2 autorët e ngjarjes. Njëri prej të arrestuarve është efektiv policie në komisariatin numër 6 në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara