Rama me biznesin: Do të shlyejmë borxhet

“Na duhet rritje ekonomike me punësim. Që do të thotë, një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune”. Kjo ishte një pjesë e mesazhit që kryeministri Edi Rama i përcolli Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK). Tryeza e KEK u mblodh dje për herë të parë në Kryeministri me përfaqësinë e bizneseve dhe bankave që operojnë në vend.
Të pranishëm në mbledhje ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe përfaqësues të Dhomave të ndryshme të Ekonomisë, Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të ekonomisë. Përveç punësimit si prioritet urgjent, Rama theksoi se një çështje që duhet trajtuar me urgjencë nga këndvështrimi i qeverisë është dhe situata me borxhet e të tretëve të qeverisë. Ai tha se po negociohet me FMN dhe BB për të mundësuar shlyerjen e këtyre detyrimeve.
Kryeministri theksoi se tryeza si KEK janë të domosdoshme për ekonominë e vendit, pasi sot botën nuk e drejton askush vetëm, as ekonomistët, as akademikët, as politikanët. Tryeza të përbashkëta të tilla, ku të gjithë së bashku në profile të ndryshme e qasje të ndryshme janë të domosdoshme. Një tryezë e tillë është një prej tryezave nga ku duhet të drejtohet Shqipëria, duke drejtuar ekonominë dhe financat e këtij vendi”. “Një herë në tre muaj ky Këshill do të mblidhet në këtë formë që jemi sot, ku do të variojnë prezencat e ministrave sipas temave përkatëse. “Çdo tre muaj ne do të sjellim këtu temat e nxehta. Çdo muaj ky Këshill do të mblidhet pa praninë e ekspertëve të huaj, dhe pa praninë time, por me praninë e gjithëhershme të ministrit të Financave dhe atij të Zhvillimit Ekonomik për të ndjekur çështjen më aktuale”, – premtoi Rama ndaj biznesit.
Mapo
Add new comment