Arkiv-Lajme të përditësuara
KLD me dy standarde?
Këtë të Hënë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do mblidhet në orën 11, duke e nisur rendin e ditës me verifikimin e mandatit të anëtarit të zgjedhur nga Kuvendi, zotit Sokol Çomo.
Por ndersa ne rendin e dites eshte edhe komandimi i krereve te Gjykatave Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit, ceshtja e anetarit Çomo pritet te ngreje shume pikepyetje per menyren se si anetari i Kuvendit u refuzua te ishte i pranishem ne mbledhjen e kaluar te dates 11 tetor.
Merkel është përgjuar që nga viti 2002?
Një raport në revistën gjermane, Der Spiegel, thotë se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë monitoruar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel, prej vitit 2002.
Sipas revistës, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka thënë zonjës Merkel se është dashur t’i ndalte përgjimet sikur ta kishte ditur se ato po ndodhin.
Berisha: Neobllokmenët hoqën flamurin e NATO-s nga zyrat
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë “Rama” se ka hequr flamurin e NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe ministrive. Ai e cilësoi këtë si një akt të rikthimit tek etërit hoxhistë. “Në një akt rikthimi tek etërit e tyre, Rama dhe neobllokmenët e tjerë, kanë hequr flammurin e NATO-s nga zyrat, sallat e kryeministrisë dhe mjediset e ministrive të tjera.
Ata, së bashku me flamurin e NATO-s, kanë hequr edhe flamurin e BE-së. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe flamuri i saj qëndron i ngritur dhe krenar krahas flamujve të kombeve të lira anëtarë.
Turqia “tërhiqet” para Serbisë. Përkthyesi: Erdogan nuk tha “Kosova është Turqi”
Shteti turk i sheh të gjitha shtetet e Ballkanit njëlloj, edhe Serbinë. Kështu ka thënë kryediplomati turk për televizionin shtetëror të këtij vendi, TRT. Gazeta kosovare “Zëri” shkruan sot se Ahmet Davutoglu ka njoftuar se ka biseduar me homologun serb, Ivan Mërkiq të cilit ja ka sqaruar se Turqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Beogradin, ndërsa deklarata e kryeministrit të këtij shteti, Rexhep Erdogan – “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, është keqkuptuar.
Shembet me shpërthim ndërtesa 7-katëshe në Vlorë
Një shpërthim i komanduar rrafshoi një ndërtesë 7-katëshe të ndërtuar pa leje buzë detit në qytetin e Vlorës.
Komanda e shpërthimit u dha rreth orës 14:00 të së dielës. Më parë policia kishte marrë të gjitha masat për të siguruar perimetrin për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, ndërsa në operacion u përfshinë edhe rojet bregdetare që ruajtën distancat duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve ujore në afërsi të zonës.
Gjika në gjyq për pallate pa leje
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është marrë i pandehur nga Prokuroria e Rrethit, ndërsa u njoftua zyrtarisht se dosja me tetë të akuzuar do të shkojë për gjykim.
Në një deklaratë për mediat Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm bëri me dije se Shpëtim Gjika akuzohet se ka falsifikuar, në bashkëpunim me Specialisten e Planifikimit të Territorit në Bashkinë e Vlorës, Eleni Dardhaj, procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-se duke favorizuar dy ndërtime në Vlorë.
Dade: Deklarata e Erdogan, çështje e Kosovës
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Jashtëm, interviste per “Panorama”.
“Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë? Kjo ka të
bëjë me shtetin e Kosovës, jo me Shqipërinë”.
Harasani: Martesat gay fyejnë Zotin
Pas deklaratës së Avokatit të Popullit, Igli Totozan,i për legalizimin e martesave gay, reagon sot ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani.
Nëpërmjet një postimi në rrejtin social “Facebook”, Harasani shprehet se është kundër legalizimit të këtyre martesave duke renditur edhe arsyet pse i kundërshton, bën thirrje që ta bojkotojnë të gjithë këtë nismë.
Jam kundra nismës së Avokatit të Popullit për legalizimin e martesave gay. Dhe këto janë arsyet:
1. Nuk është martesë
2. Është kundër ligjeve të natyrës
Braçe: Janë zhdukur 230 milionë euro nga arka e shtetit, burg përgjegjësve
Erion Braçe drejtues i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, thotë për A1Report se në buxhetin e shtetit mungojnë 230 milionë euro.
Ai ai thotë se do të japin llogari ata që e zbrazën arkën e shtetit.
“Nga 230 milionë dollarë që mungojnë, 206 milionë euro i janë mohuar buxhetit vetëm në 4 muajt e tranzicionit. Përgjegjshmëria duhej të ishte më e madhe e atyre që dolën humbës në zgjedhje. Ngritën traun e doganës, janë përfshirë në veprimtari kriminale, të gjithë ata që kanë pasur biznese.
Meta me senatorin Richard: Shqipëria, shembull i mirë bashkëpunimi në rajon
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të Dërguarin e Veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Diplomacinë Ekonomike në Ballkan, Senatorin Alain Richard.
Sipas një njoftimi të Kuvendit, gjatë takimit zoti Meta ka vlerësuar praninë e Senatorit Richard në Tiranë dhe përpjekjet e tij për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes Francës dhe vendeve të Ballkanit.