Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria: Tre moratoriume për ndërtimet

Postuar në 31 Tetor, 2013 04:16

Suela Topi 

Qeveria do të përcaktojë rregulla të reja për ndërtimet në gjithë territorin e vendit. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nis konsultimin për të gjitha ndryshimet që do të bëhen në legjislacionin për territorin. Brenda dhjetorit Qeveria do të përfundojë konsultimet me gjithë faktorët për të përcaktuar piketat kryesore ku do të përqendrohen ndryshimet. 

Akuza për vendorët

Meta: Kalimi i Kadelit tek LSI, i natyrshëm. Paloka: Pazare të paskrupullta

Postuar në 31 Tetor, 2013 04:15

Vendimi i deputetit Gjovalin Kadeli për të çuar mandatin e marrë me votat e Partisë Demokratike vetëm tre muaj pas zgjedhjeve në krahun tjetër politik, tek Lëvizja Socialiste për Integrim është komentuar sot nga dy palët. Ndërsa PD-ja e sheh këtë lëvizje si një pazar të paskrupullt, për kreun e LSI-së Ilir Meta, është një lëvizje e natyrshme. Kështu kreu i LSI tha sot “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës”.

Gjovalin Kadeli largohet nga PD

Postuar në 31 Tetor, 2013 04:15

Mazhoranca parlamentare do të numërojë tashmë 85 vota në gjirin e saj, pas rikthimit të Gjovalin Kadelit tek e majta, jo te PS, por te Lëvizja Socialiste për Integrim. 

Mandatin e shkuar, zoti Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste dhe u largua nga kjo e fundit si pasojë e debateve me kreun Edi Rama, vetëm pak kohë para zgjedhjeve.

Pas kandidimit në qarkun Lezhë me Partinë Demokratike në 23 qershor, zoti Kadeli tashmë merr vendimin për t’u afruar te Lëvizja Socialiste për Integrim, që e çon në 19 numrin e deputetëve të saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Reagon Doshi: Mbyllja e kazinove s'më cënon mua, por djalin e Berishës

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi ka reaguar lidhur me një shkrim të botuar në organin zyrtar të Partisë Demokratike, gazetën “Rilindja Demokratike”. Në shkrim, thuhet se aksioni i Policisë së Shtetit për mbylljen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit është bërë për të favorizuar Doshin, pasi ky i fundit ka futur 5500 kompjutera të lojërave të fatit në Shqipëri ditët e fundit.

“Mbyllja e lojërave të fatit cenon Zen Berishën”, shprehet Doshi. “Nuk kam dhe as kam pasur ndonjëherë lidhje me lojërat e fatit.”

Kodheli takon Hoyt Yee: Mbështetje për në BE. Të vendosur për luftë kundër korrupsionit

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:44

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke kerkuar mbeshtetjen e SHBA per integrimin e vendit ne BE ka shprehur vendosmerine e qeverise per te luftuar korrupsionin.
Deklarata eshte bere sot gjate takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Yee, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu.

Një delegacion gjerman në SHBA për përgjimet

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:42

Një Delegacion i Shërbimeve Inteligjente të Gjermanisë zhvillon sot bisedime në Uashington me homologët amerikanë, pas raporteve se “NSA” ka përgjuar për më shumë se 10 vjet celularin e kancelares Angela Merkel. Zyrtarët gjermanë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, ku do t’i kërkojnë shpjegime palës amerikane.

Prezantohen drejtori i TOB dhe Galerisë së Arteve, Rama: Reformë tërësore në fushën e kulturës

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:41

Janë prezantuar sot në ambientet e Kryeministrisë drejtori i ri i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni dhe drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani.

Në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi Kryeministri Edi Rama vlerësoi dy figurat e zgjedhura në krye të dy institucioneve shumë të rëndësishme të artit dhe kulturës dhe premtoi reformë të thellë si dhe mbështetje për projektet në kulturë dhe art.

Dritan Dajti: Të zhvarroset trupi i Kastriot Feskajt

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:39

Dritan Dajti, i akuzuari për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht 2009, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkoi zhvarrosjen e Kastriot Feskajt, njërit prej efektivëve që mbeti i vrarë gjatë aksionit për arrestimin e tij. Sipas Dajtit, në trupin e Feskajt ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se nuk është ai vrasësi i policit. Prokuroria ka manipuluar provat, tha Dajti, duke mos hequr qëllimisht një predhë nga trupi i Feskajt që solli vdekjen e tij dhe nuk ishte qitur nga arma e Dajtit.

Peleshi: Edukim cilësor e aftësim. Ahmetaj: Sfidë, kapaciteti njerëzor. Veliaj: 60% e të rinjve, pa punë 0

Postuar në 30 Tetor, 2013 03:49

TIRANË- Përmirësim të nivelit të arsimit në të gjitha nivelet, në mënyrë të vecantë përparësi atij profesional ka premtuar zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë fjalës në konferencën “Vizion për punësimin dhe aftësimin profesional 2020”.

Ai ka deklaruar se qeveria do zbatojë model të ri për zhvillimin e vendit dhe kjo do të faktohet në hartimin e strategjive të punësimit dhe aftësimit profesional.

Diplomatët grekë letër Samarasit: Kujdes Tiranën

Postuar në 30 Tetor, 2013 03:48

I ashtuquajturi " Cikli diplomatik ", një grup prej 23 ish-ambasadorësh grekë, shumica e të cilëve kanë shërbyer në postet kyçe jashtë vendit, i ka dorëzuar, pasditen e djeshme, një letër kryeministrit grek, Antonis Samaras, duke iu referuar të gjitha çështjeve të politikës së jashtme dhe duke paralajmëruar se kriza financiare nuk duhet t'u heqë rolin prioritar çështjeve kombëtare të Greqisë, raporton “Koha.net”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara