Kodheli takon Hoyt Yee: Mbështetje për në BE. Të vendosur për luftë kundër korrupsionit

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:44

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke kerkuar mbeshtetjen e SHBA per integrimin e vendit ne BE ka shprehur vendosmerine e qeverise per te luftuar korrupsionin.
Deklarata eshte bere sot gjate takimit me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Yee, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, shoqeruar edhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu.

Kodheli u ndal edhe tek situata e vështirë ekonomike në dikasterin e Mbrojtjes. “Ne jemi në vështirësi të mëdha financiare. Dy përqindëshi nuk mund të arrihet. Kjo nuk do të thotë që nuk do të realizojmë objektivat. Ne jemi të vendosur të rrisim efiçencën dhe të luftojmë korrupsionin pa kompromis”, është shprehur ministrja Kodheli.
Ministria e Mbrojtjes e siguroi zyrtarin e lartë amerikan se në vijim të bashkëpunimit në fushën e trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të FA, do të forcojë kriteret dhe rregullat e përzgjedhjes për personelin që do të niset në trajnim, përfshirë dhe kandidatët që do të ndjekin programin e përgatitjes së oficerëve të rinj, në bashkëpunim me gardën e New Jersey.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, garantoi ministren Kodheli për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA ndaj Shqipërisë, duke u shprehur se “Ne do ju mbështesim në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe për këtë kemi folur me partnerët tanë europianë për çeljen e negociatave në dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat”.

Më tej, ai kërkoi një angazhim më të madh të burimeve financiare për arritjen e standardeve dhe kërkesave të NATO.
“Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht nga situata e rëndë financiare, duhet të shënojë një rritje”- tha ai.
Çështje tjetër që zyrtari i lartë amerikan trajtoi ishte dhe lufta kundër korrupsionit si sfidë kryesore për vendin.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.