Dritan Dajti: Të zhvarroset trupi i Kastriot Feskajt

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:39

Dritan Dajti, i akuzuari për vrasjen e 4 policëve më 7 gusht 2009, gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkoi zhvarrosjen e Kastriot Feskajt, njërit prej efektivëve që mbeti i vrarë gjatë aksionit për arrestimin e tij. Sipas Dajtit, në trupin e Feskajt ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se nuk është ai vrasësi i policit. Prokuroria ka manipuluar provat, tha Dajti, duke mos hequr qëllimisht një predhë nga trupi i Feskajt që solli vdekjen e tij dhe nuk ishte qitur nga arma e Dajtit.

Kërkesa e Dajtit është kundërshtuar nga prokurori i çështjes i cili ka theksuar se zhvarrosja e Kastriot Feskajt do të ishte një vrasje për së dyti e tij.

Gjatë seancës së sotme Dajti kërkoi sërish përjashtimin e trupit gjykues, pasi sipas tij po mban qëndrime të njëanshme, ndërsa ka premtuar se gjatë seancës së radhës do të tregojë edhe emrin e personit që sipas tij ka vrarë Kastriot Feskajn.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, më 7 gusht 2009 gjatë një operacioni që synonte arrestimin e të shumëkërkuarit.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.