Peleshi: Edukim cilësor e aftësim. Ahmetaj: Sfidë, kapaciteti njerëzor. Veliaj: 60% e të rinjve, pa punë 0

TIRANË- Përmirësim të nivelit të arsimit në të gjitha nivelet, në mënyrë të vecantë përparësi atij profesional ka premtuar zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë fjalës në konferencën “Vizion për punësimin dhe aftësimin profesional 2020”.
Ai ka deklaruar se qeveria do zbatojë model të ri për zhvillimin e vendit dhe kjo do të faktohet në hartimin e strategjive të punësimit dhe aftësimit profesional.
“Ne kemi ndërmarrë hapa konkrete, aprovimin e buxhetit të qeverisë për 2014, mëkëmbjen e financave publike dhe garantimin e një rritje të qëndrueshme ekonomike, krijimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar, ky këshill do të luajë një rol thelbësor për qasjen e përbashkët për rritjen ekonomike dhe hapjes së dialogut me komunitetin e biznesit”- ka thënë Peleshi.
Sipas tij, nga arsimim për të gjithë do kalohet në edukim cilësor e aftësim, forcë pune e kualifikuar që përputhet me nevojat e tregut të punës.
Në këtë linjë ka qëndruar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj ka theksuar se sfidë e vendit mbeten kapacitetet njerezore e për këtë duhet një qasje me tregun e punës që do të sjellë zhvillimin e qëndrueshëm.
“Ne themi 300 mijë vende pune janë objektiv, duhet rritje afatgjatë e zgjuar që të prodhojë vende pune, këto janë rrjedhojë e politikave të zgjuara, modeste të një qeverie që është e bindur se roli i saj në ekonomi është i kufizuara, por instrumentet janë të pafundme”- tha ai.
Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj ka theksuar se sipas te dheneva zyrtare rezulton se 60% e te rinjve jane sot pa pune e per kete duhet te merren masa te menjehershme. “Kjo do te te thote se vetem 40 % te te rinjve i kemi me nje pune”- tha ai, duke shtuar se per kete duhet te vihen ne levije mekanizamt e harruar, duhet te funksionoje si duhet Sherbimi Kombetar i Punesimit.
PANORAMA
Add new comment