Arkiv-Lajme të përditësuara

Byroja Kombëtare e Hetimit do të hetojë korrupsionin, vrasjet dhe bandat kriminale

Postuar në 03 Nëntor, 2013 09:29

Drafti paraprak: Drejtoria, varësi nga Drejtori i Policisë së Shtetit

Papulias takon sot Dulen, nesër takime me krerët e shtetit. Shoqata Çamëria proteston përpara Presidencës

Postuar në 03 Nëntor, 2013 09:28

Presidenti i Greqisë Karolos Papulias, nis sot vizitën e tij në Tiranë. Vizita 3-ditore e kreut të shtetit grek zhvillohet me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pasditen e sotme, presidenti grek do të zhvillohë një takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe njëherazi Zëvendëskryetar i Kuvendit Vangjel Dule dhe me përfaqësues të organizatës “OMONIA”.

Nesër, president Papulias do të pritet me një ceremoni zyrtare në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani.

Ndryshimi i koncesioneve

Postuar në 03 Nëntor, 2013 09:27

Pas thirrjeve të deputetit socialist Erjon Braçe, edhe shoqatat e biznesit kërkojnë ndryshimin urgjent të marrëveshjeve koncesionare.

Luan Bregasi i "Business Albania" thotë se veç pasurive natyrore kjo duket të prekë edhe kontratat monopol të të drejtave ekskluzive.

"Qeverisë së re i lind detyra në mënyrë urgjente t'i rishikojë të gjithë koncesionet, sidomos ato të naftës, koncesionet e shërbimeve që lidhen me pullat fiskale, aty janë burimet që mund të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit", tha Bregasi.

Armët kimike, Uolker: Do hapen vende pune

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:21

Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë në “Green Cross Internacional”, Paul Ualker, ka konfirmuar se SHBA-të kanë përzgjedhur Shqipërinë, Francën dhe Belgjikën, si tre shtetet për procesin e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Ualker, gjatë një interviste për TCH u shpreh se të tria shtetet, përfshirë Shqipërinë, janë përzgjedhur për shkak se këto vende kanë eksperienca në procesin e çmilitarizimit të armëve. “Kur unë i pyeta pse Shqipëria, pse Franca, pse Belgjika, ata thanë: këto janë tri vende që ndodhen ne Europën Perëndimore, që nuk janë shumë larg.

A është i mundur një proces gjyqësor ndaj Berishës?

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:18

Mero Baze thotë se “Sali Berisha ka një siguri të tepruar për mosdënimin e tij”. Në editorialet e tij të ditëve të fundit në Tema Online, Baze, përmend arrestimin e Berishës, por lexuesit që komentojnë poshtë shkrimeve, tregohen skeptikë lidhur me këtë mundësi.

Sokol Bizhga dhe Theodhori Sollaku, dy kandidatët për drejtues të byrosë

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:16

Bizhga, oficer karriere, Sollaku ish-kryeprokuror

Sokol Çobo

Një oficer karriere dhe një ish-kryeprokuror janë në garë për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime nga Ministria e Brendshme pohojnë se Sokol Bizhga, aktualisht nëndrejtor i Policisë së Shtetit për hetimin e krimeve, është kandidati kryesor për këtë post. Kandidati tjetër është një emër i njohur i drejtësisë. Ai është Theodhori Sollaku, ish-prokuror i Përgjithshëm, dhe i shkarkuar nga mazhoranca e kaluar.

Bizhga

Artan Shkreli: Parlamenti i ri, sipas planit francez. Piramida nuk prishet

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:13

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, njëkohësisht anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ka thënë se parlamenti i ri do të jetë sipas planit francez.

Kjo nënkupton që nuk do të ketë godinë të re parlamenti, ashtu siç parashikonte qeveria e mëparshme, por do të bëhet në selinë e Kuvendit aktual.

Me këtë pritet që të mos prishet as Piramida, ku ishte parashikuar që të ndërtohej parlamenti i ri.

Kjo gjë në fakt ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Rama, i cili ka pohuar se parlamenti i ri do të jetë ku janë aktualisht zyrat e Kuvendit.

Korçë, votohet për kryetarin e ri

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:10

Mbi 70 mijë qytetarë të Korçës me të drejtë vote po i drejtohen kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit, për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Policia e Shtetit ka informuar se procesi ka nisur pa probleme dhe se asnjë incident nuk është regjistruar gjatë natës apo në momentin e hapjes së qendrave të votimit.Megjithatë, katër prej 101 qendrave të votimit u hapën me vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të komisionerëve të Partisë Republikane.

Debati i plotë mes Ramës, Doshit e Braçes në Grupin e PS

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:12

Gazeta “Panorama” ne kryeartikullin e djeshem zbardhte debatin me dyer te mbyllura mes deputeteve te Grupit Parlamentar të PS-se. 

Ne debat u perfshine depuetet Erion Brace, Tom Doshi dhe kreu i PS-se, Rama.  

Ne “Panorama Online” sot mund te lexoni te plote debatin mes deputeteve te PS-se gjate pushimit te kerkuar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci. 

Athina zyrtare: Do të mbrojmë pronat e grekëve në Shqipëri

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:06

Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur të drejtat e pronësisë të grekëve etnikë në Shqipëri. 

Laji është bërë i ditur nga zëvendësministri i jashtëm grek, Kiriakos Gerontopulos, i cili tha se qeveria helen garanton se do të monitorojë nga afër zhvillimet mbi të drejtat pronësore të grekëve në Shqipëri. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara