Korçë, votohet për kryetarin e ri

Postuar në 03 Nëntor, 2013 04:10

Mbi 70 mijë qytetarë të Korçës me të drejtë vote po i drejtohen kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit, për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Policia e Shtetit ka informuar se procesi ka nisur pa probleme dhe se asnjë incident nuk është regjistruar gjatë natës apo në momentin e hapjes së qendrave të votimit.Megjithatë, katër prej 101 qendrave të votimit u hapën me vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të komisionerëve të Partisë Republikane.

Zgjedhjet për Bashkinë e Korçës u bënë të detyrueshme, pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Niko Peleshit, i cili pranoi pozicionin e zëvendëskryeministrit në qeverinë Rama.

Votuesit duhet të zgjedhin midis dy kandidaturave, zotit Sotiraq Filo, një profesor inxhinjer aktualisht zëvendëskryetar i bashkisë që konkurron nën siglën e Partisë Socialiste dhe rivalit Sotiraq Stratobërda, nga Partia Demokratike, një ish-deputet me profesion jurist.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.