Aleatët e PS në pritje për zbatimin e marrëveshjes

Postuar në 02 Nëntor, 2013 11:01

Aleatët shfaqin durim ndaj PS edhe pse marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve nuk po zbatohet. Në ndarjen e posteve të deritanishme në qeverisjen e majtë, nuk është përfshirë asnjë nga aleatët historikë të PS.

Partia Demkoracia Sociale e Paskal Milos, në zgjedhjet e fundit mori 12 mijë vota dhe sipas paktit duhet të ishte pjese e bashkëqeverisjes në nivel lokal dhe qendror, që deri më tani nuk ka ndodhur. Pas shumë kohesh kreu i PDS ka thyer heshtjen dhe në mikfronin e Ora News thotë se pret që pakti të zbatohet.

Me të njëjtin argument shfajëson qeverinë edhe aleati i ri i saj, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka.

I ardhur rishtas në koalicionin e majtë, Artur Dojaka, shprehet kundër mundësisë që mazhorancës së re ti bashkohet partia tjetër çame, PDIU e Shpëtim Idrizit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes PS e partive aleate, Aleanca Popullore e Artur Dojakës dhe Partia Socialiste e Vërtetë e Petro Koçit që arritën rezultat mbi 5 mijë vota duhet të përfaqësoheshin në administratën publike.

Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, mori 12 mijë vota ndërsa PSD e Skënder Gjenushit 11 mijë dhe duhet të përfaqësoheshin politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor.

PBDNJ dhe PDK e Mark Frrokut që përfaqësohen në kuvend me 1 deputet, duhet të kishin marrë portofol Ministror.

Megjthatë, tashmë që kabineti është një çështje e mbyllur, aleatët i kanë shprehur pretendimet e tyre, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale./ORA

 

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.