Arkiv-Lajme të përditësuara
Abuzime në “Albpetrol”, prangosen gjashtë persona
Pesë punonjës të kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe një person tjetër janë ndaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Burime nga policia e Fierit, bëjnë me dije nga hetimet e Prokurorisë së rrethit është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë ” Albpetrol ” sh.a kanë konsumuar elementët e veprës penale ” shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon.
Shtyhet Projektbuxheti 2014, do shlyhen borxhet
-Kryeministri Edi Rama garantoi dje se përfshirja e agjentëve të kurorës, “Crown Agents”, në mbikëqyrjen e pikave doganore dhe rritjen e kapitalit njerëzor brenda sistemit doganor, si dhe prurjet e reja nga konkursi për rreth 150 vende pune në tatime, do të sjellin një rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimit të shtetit, qoftë në dogana, qoftë në tatime. Ndërkohë ai theksoi se do të mbahet premtimi për shlyerjen e borxheve.
Berisha thirrje qytetarëve: Në këmbë kundër mafias së kuqe të pushtetit
Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve “të ngrihen sa më parë” kundër “pushtetit të mafias” së qeverisë Rama. Duke theksuar se “vetëm përgjegjësia e qytetarëve mund ta shpëtojnë demokracinë”.
Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook
Ne Korçe fitoi kandidati i kleptokracise!Te dashur miq, nje krim i shemtuar elektoral ndodhi dje ne Korçe. Mediat filmuan aktin e blerjes masive te votes. Me kete akt dyshja Rama – Meta asgjesojne mekanizmin themelor te demokracise, voten e lire dhe pluralizmin politik e shnderrojne ne pluralizem burokratik.
Laç, grabitet me armë argjendaria, plagoset pronari i saj
Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një argjendari mbrëmjen e sotme në Kurbin, vetëm pas metra larg komisariatit të policisë.
Nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë arritur të marrin një sasi te konsiderueshme bizhuterish e parash dhe kanë plagosur pronarin e argjendarisë, shtetasin Saimir Reçi, 42 vjeç, pasi ky i fundit ka refuzuar t’u japë mallin që kërkonin.
atimet zbulojnë një tjetër skemë mashtrimi/ Mblidhen 12 milionë USD më shumë se muaji i kaluar
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se përgjatë muajit tetor janë mbledhur 12 milion USD më shumë se një muaj më parë.
“Për muajin tetor, administrata tatimore ka realizuar planin e mbledhjes së të ardhurave dhe të kontributeve të sigurime shoqërore në masën 106%, krahasuar me planin e qeverisë së mëparshme.
Ne arritëm që të mblidhnim 12 milionë dollarë më shumë se muaji shtator i këtij viti.
Bllokohet krom kontrabandë; Tahiri në Lezhë
Policia ka bllokuar 16 kamionë me krom, 15 në Lezhë dhe 1 në Bulqizë. Pas kontrollit të kamionëve ka rezultuar se sasia shumë e madhe e kromit ishte pa asnjë dokument shoqërues.
Policia e Shtetit njoftoi se ne qarkun e Lezhes jane bllokuar gjithsej 19 kamione, kater nga te cilet me inerte. Prej disa ditesh jane organizuar kontrolle pergjate akseve nacionale qe perdoren per transportin e kromit nga vendburimet ne drejtim te porteve detare.
Eurozona, KE: Tkurrje këtë vit, rritje gjatë 2014-s
Komisioni Evropian vlerëson se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.4 për qind këtë vit, por pritet të rritet për 1.1 për qind në vitin 2014 dhe 1.7 për qind më 2015.Këto të dhëna janë nga një parashikim që ka prezantuar Komisioni sot në Bruksel.Më herët, KE ka parashikuar që ekonomia e zonës 17-anëtarëshe të rritet për 1.2 për qind në vitin 2014, por ka konstatuar se kërkesa nga ekonomitë në zhvillim do të jetë më e ulët, ndërsa rritja e këtyre ekonomive do të ngadalësohet.
“Modelet që duhen ndjekur që skema e pensioneve të mos dështojë”
Çfarë ndodh me skemën e pensioneve, efektet që i shkakton buxhetit, organizimi i saj, rreziqet dhe mbrojtja shoqërore. Aktualisht buxheti i shtetit përballon pjesën më të madhe të shpenzimeve në një skemë jo të suksesshme, pasi nuk nxitet punësimi. Një javë më parë publikuam intervistën se si po shkon drejt falimentit skema e pensioneve ndërsa, sot akademiku Kosta Barjaba, sugjeron që skema e pensioneve të mos dështojë, duhet të rritet punësimi. Por mbi të gjitha, shteti të heqë disa përgjegjësi, si ato të arsimit profesional, e t’ia kalojë iniciativave private, si në vendet e zhvilluara.
Denoncimi në Fiks Fare, prokuroria nis hetimin për blerjen e votave nga PS në Korçë. Reagon Basha
Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare në Top Channel, prokuroria ka nisur hetimet për blerjen e votave nga shtabi i PS në qytetin e Korçës. Sipas burimeve zyrtare nga prokuroria, mësohet se ky institucion pritet të sekuestrojë në cilësinë e provës, listat e shtabit të PS.
Paralajmërim për arreste/ Pritet një dimër me surpriza në Tiranë
Paralajmërim për arreste/ Pritet një dimër me surpriza në Tiranë
5 Nëntor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA
Select Language▼