Laç, grabitet me armë argjendaria, plagoset pronari i saj

Postuar në 05 Nëntor, 2013 16:09

Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një argjendari mbrëmjen e sotme në Kurbin, vetëm pas metra larg komisariatit të policisë.

Nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë arritur të marrin një sasi te konsiderueshme bizhuterish e parash dhe kanë plagosur pronarin e argjendarisë, shtetasin Saimir Reçi, 42 vjeç, pasi ky i fundit ka refuzuar t’u japë mallin që kërkonin.

I plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat disa persona për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.