Arkiv-Lajme të përditësuara
Shpërthen konflikti President-Qeveri
Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për Nëpunësin Civil, duke i dhënë udhë në këtë mënyrë përplasjes së parë me shumicën e re të majtë.
Debatet në Kuvend, mes të majtëve dhe të djathtëve
Balla: Ristani është tapë, ka pirë 7 dopio uiski
Topalli: Në 23 qershor trafikantë vrasës dhe horra u bënë të gjithë bashkë kundër Sali Berishës. Kur vjedhjen e votës e quan virtyt pastaj rreziku është fatal. Kur zgërdhihet edhe kryeministri, të dashur shqiptarë bëhuni gati.
Braçe: Po kush je ti moj që na flet kështu.
Shpërthen Olldashi: Korça e PS-së? Nuk ka pasur gjë më të fëlliqur se fushata e 23 qershorit e PD-së
“Përpara Korçës kemi qenë në 23 qershor. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, gjë më të fëlliqur sesa fushata e 23 qershorit. Shkonim nëpër zonat elektorale dhe u thonim zgjedhësve: “kemi bërë këto punë, kemi këtë projekt”. Dhe përgjigjia që na vinte ishte: “ky ka dhënë 20; ky ka premtuar 30; ky tjetri 50. Sa jep ti?” – ka thënë dje në fjalimin e tij në Kuvend Sokol Olldashi. Fjalimi ka shkaktuar shumë debate brenda PD-së dhe godet drejtpërdrejt edhe linjën e “daljes në rrugë” të PD-së paralajmeruar për të hënën.
Nishani: Jeronim Bazo, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Bazo. Propozimi për Bazo është bërë nga kryeministri dhe ai zëvendëson gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.
“Në përmbushje të detyrimit kushtetues, Presidenti Nishani, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e Gjeneral Major Jeronim Bazo, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhet zyrtarisht nga Presidenca.
Edhe Topalli nis sulmin ndaj Bashës? Kreu i ri i PD viziton çdo natë Berishën në zyrë
Pas fjalimit të Sokol Olldashit në parlament, që u interpretua si një kundërvënie ndaj mënyrës se si po bën opozitë Lulzim Basha, raportohet se edhe ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka dalë kundër tij.
Shqiptarja.com, e cila prej ditësh po shkruan për klanet në PD, thekson se në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD, Topalli e ka akuzuar Bashën se nuk është i aftë që të bëjë opozitë.
Konflikti te PSD-ja, ndërhyn Policia e Shtetit
Policia e Shtetit ndërhyn në konfliktin për selinë e Partisë Socialdemokrate duke nxjerrë jashtë të gjithë personat që ishin brenda ndërtesës, me përjashtim të anëtareve të kësaj force politike.
Nderkohe, me heret gjate mengjesit te se premtes, përmbarimi privat hyri me forcë në godinën e PSD-së duke kërkuar të zbatojë vendimin e gjykatës për selinë e kësaj partie. Sipas gjykatës, godina duhet t’i kthehet ish-pronarit.
Meta për DW: Qeveria është një dhe energjike
Ilir Meta
UPDATE- Qeveria është energjike dhe shumë shpejt do të shohim rezultatet konkrete të këtij angazhimi energjik. Kështu është shprehur kreu i LSI-së, dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë për Deutsche Welle në shqip.
Meta po ashtu është thekson se koalicioni qeverisës ka një program dhe Qeveria është një, pavarësisht partive që marrin pjesë në të.
Shemsi Prençi, drejtor i Emergjencave Civile
Shemsi Premçi emërohet ne postin e drejtorit të Emergjencave Civile. Prençi ka mbajtuar postin e drejtorit të Policisë së Dibrës deri në 23 prill të 2012-s, kur u pezullua për shkak të një konflikti me qeverinë e Berishës.
Në atë kohë, Prençi akuzoi ashpër qeverinë dhe vetë kryeministrin Berisha për përfshirje në korrupsion dhe segmente të krimit, që lidheshin me kromin e Bulqizës.
Dita
Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd, 5 të rinj nga i njëjti fis
Dita e sotme ka shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzish të cilët janë shuar duke kërkuar bukën e gojës në kushtet e varfërisë së skajshme.
7 persona humbën jetën brenda pak orësh në dy ish-miniera të braktisura në Pogradec dhe në Librazhd, ku kishin hyrë për të mbledhur skrap por që fatkeqësisht nuk arritën të dilnin të gjallë.
PD proteston ditën kur Fyle viziton Tiranën/ Rama: Një ministër i PS u bë qesharak kur thoshte më vodhën votat
Partia Demokratike pritet që të nisë stinën e protestave. Të hënën do të dalin përpara Kuvendit, pikërisht në ditën kur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle viziton Tiranën.
Por PD, e cila kur ishte në pushtet akuzonte opozitën se po bllokonte integrimin me protesta, po vepron njësoj, tani kur Tirana pret marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, tha se protesta e opozitës nuk është pengesë për integrimin.
