Edhe Topalli nis sulmin ndaj Bashës? Kreu i ri i PD viziton çdo natë Berishën në zyrë

Pas fjalimit të Sokol Olldashit në parlament, që u interpretua si një kundërvënie ndaj mënyrës se si po bën opozitë Lulzim Basha, raportohet se edhe ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka dalë kundër tij.
Shqiptarja.com, e cila prej ditësh po shkruan për klanet në PD, thekson se në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD, Topalli e ka akuzuar Bashën se nuk është i aftë që të bëjë opozitë.
“Ky është një opozitarizëm i dobët, pa asnjë argument dhe tepër e vakët për të sjellë ndryshimin dhe për të krijuar besim tek njerëzit se mund të kthehet PD dhe e djathta në pushtet. Je i paaftë të udhëheqësh PD dhe opozitën për të arritur grumbullimin e njerëzve rreth PD,” është shprehur Topalli.
Nga ana tjetër, e përditshmja Dita shkruan se Basha e viziton çdo mbrëmje zyrën e Sali Berishës në qendrën ABA, në katin e 14-të.
Dita shkon më tej kur thotë se Basha del me vete me një copë letër, ku ka mbajtur shënime./ep
Tema
Add new comment