Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd, 5 të rinj nga i njëjti fis

Postuar në 07 Nëntor, 2013 16:47

Dita e sotme ka shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzish të cilët janë shuar duke kërkuar bukën e gojës në kushtet e varfërisë së skajshme.

7 persona humbën jetën brenda pak orësh në dy ish-miniera të braktisura në Pogradec dhe në Librazhd, ku kishin hyrë për të mbledhur skrap por që fatkeqësisht nuk arritën të dilnin të gjallë.

Tragjedia e parë u shënua në Dardhas të Pogradecit, ku pesë të rinj nga i njëjti trung familjar kanë humbur jetën të asfiksuar në një minierë, ku kishin hyrë për të nxjerrë skrap. Sipas burimeve policore lokale ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 25 vjeç. Ndërkohë që kanë humbur jetën edhe dy vëllezërit Sazan dhe Arjan Hamolli kushërinj me tre të parët.

Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.

Policia dhe shtabi i emergjencave ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet mbërritja e grupit të kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave të tjerë.

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamolli. Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.

Librazhd, shpërthen gazi në minierë, vdesin dy persona

Vetëm pak orë pas tragjedisë së Dardhasit, në Pogradec, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Librazhd. Dy minatorë kanë humbur jetën në një aksident në minierën e hekur-nikelit në fshatin Gurrë. Paraprakisht mësohet se Drini Bogdani, inxhinier dhe Haki Danga, minator, kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të gazit në minierë.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga miniera të minatorit Danga.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ministria e energjetikës: Miniera e Pogradecit ishte e bllokuar për 20 vjet

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike në minierën e Pogradecit. Përmes një deklarate zyrtare mësohet se miniera ishte e mbyllur prej 20 vitesh dhe viktimat kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale.

“Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm me specialistë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Është konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive. Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë një ekskavator po gërmon në hyrje të minierës për të bërë të mundur hapjen e saj. Më pas grupet e kërkim shpëtimit do të futen brenda në galerë për të nxjerrë trupat e pajetë”, thuhet në njoftim.

Komuna Dardhas dy ditë zie për 5 të rinjtë

Komuna Dardhas ka shpallur dy ditë zie ndërsa do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për varrimin e 5 të rinjve. Vendimi është marrë nga këshilli i komunës ndërsa është vendosur që për dy ditë nuk do të zhvillohen aktivitete dhe flamuri do të ulet në gjysmështizë.

Kryetari i komunës Dardhas Genci Hamollari ka bërë thirrje ministrisë të marrë masa për mbylljen e minierave. “Kemi bërë kërkesë për mbylljen e minierës por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Këto miniera duhet të mbyllen që të shmangen tragjedi të tjera” është shprehur ai.

Avokati i Popullit: Të merren masa për shmangien e tragjedive të tilla

Avokati i Popullit po përcjell me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur në një minierë në fshatin Beragozhd, në qytetin e Pogradecit, ku humbën jetën 5 të rinj.

“Ngjarje të tilla prekin dhe trondisin thellë, jo vetëm familjarët e viktimave, por gjithë shoqërinë dhe opinionin publik. Niveli i varfërisë në vend ka bërë që shumë bashkëqytetarë tanët të kërkojnë mjetet e mbijetesës në mënyra të rrezikshme për jetën.

Duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur, institucioni i Avokatit të Popullit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe ju bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të pushtetit vendor dhe qendror të marrin masa të menjëhershme, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike”, thuhet në një deklaratë të institucionit.

M. Energjetikës: Janë nxjerrë dy trupat e pajetë në Librazhd, po fusim ajër nga jashtë në minierën e Dardhasit

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se janë nxjerrë nga miniera trupat e pa jetë të dy personave që mbetën të bllokuar në minierën e fshatit Gurrë në Librazhd dhe dy viktimat që humbën jetën në minierën e braktisur në Dardhas

ndërkohë burime nga kjo ministri informojë se do të vijojë zkaionin për nxjerrjen nga miniera e dardharit të trupave të pajetë të tre personave të cilët ndoehn ende në brendësi të minierës, ndërkohë që brenda saj po futet edhe ajër nga jashtë për të ulur rrezikshmërinë e gazit helmues.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.