Arkiv-Lajme të përditësuara
PD proteston ditën kur Fyle viziton Tiranën/ Rama: Një ministër i PS u bë qesharak kur thoshte më vodhën votat
Partia Demokratike pritet që të nisë stinën e protestave. Të hënën do të dalin përpara Kuvendit, pikërisht në ditën kur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle viziton Tiranën.
Por PD, e cila kur ishte në pushtet akuzonte opozitën se po bllokonte integrimin me protesta, po vepron njësoj, tani kur Tirana pret marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, tha se protesta e opozitës nuk është pengesë për integrimin.
Danimarka e interesuar për zhvillimet në Shqipëri
Danimarka është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri që lidhen me reformat e kërkuara nga BE.
Ky ishte mesazhi që përcolli në Tiranë Nick Haekkerup, Ministër për Tregtinë dhe cështjet europiane të Danimarkës pas takimit me Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.
Ministri danez u shpreh se vendi i tij mbështet prespektivën europiane të integrimit.
TEC italian në Durrës, Shqipëria s’di gjë
Qeveria italiane miratoi më 19 shtator 2013 ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike nga TEC-i i Porto Romanos në drejtim të Italisë. Në Durrës nuk është ndërtuar ndonjë TEC me qymyr nga ENEL-i. Linja energjisë do të fillojë nga bregdeti shqiptar, do të mbërrijë në Polignano dhe që andej do të shtrihet në territoret e qyteteve / komunave të Mola-s, Conversano-s, Rutigliano-s, Turi-t dhe Casamassima-s. Linja elektrike nga Porto Romano-ja fut 6 qytete italiane në ‘luftë’, kështu njofton e përditshmja puljeze “Gazzetta del Mezzogiorno”.
Reforma, pritet një shkurtim prej 30% të personelit të Ministrisë së Jashtme
Sekretari i përgjithshëm - Ministri i Jashtëm ka emëruar dy javë më parë sekretarin e ri të përgjithshëm të ministrisë, i cili është diplomati i karrierës, Qirjako Qirko. Ai është zgjedhur përmes një konkursi
Raportet e ambasadorëve - Ministri Bushati është zotuar të ulë numrin e emërimeve politike të ambasadorëve, krahasuar me ata diplomatë që marrin këtë pozicion mbi bazën e karrierës së gjatë në shërbim
Abuzimi me vlerë 5 milionë euro/ Pranga zyrtarëve të tatimeve, në kërkim 5 të tjerë
Policia e kryeqytetit ka prangosur një zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës.
E arrestuara është Drejtoresha e Kontrollit Tatimor, Afërdita Hysa.
Mësohet se zyrtarja e tatimeve akuzohet për shpërdorim detyre në vlerën e 5 milionë eurove.
Bankat shënojnë bilanc negativ
Në nëntë muajt e parë të vitit, bankat shqiptare regjistruan një humbje prej 12.7 milionë dollarë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo është hera e parë në shumë vite kur sistemi bankar në Shqipëri shënon humbje.
Kuvend, shqyrtohen ndryshimet në ligjin për transportin e zyrtarëve
TIRANE- Ndryshimet ne ligjin “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, eshte pjese e rendit te dites se punimve te sotme te seances plenare te Kuvendit te Shqiperise.
Ky eshte edhe projektligji i vetem per shqyrtim sot ne Kuvend, pasuar me tej me diskutimet jashte rendit te dites.
Por pritet qe seanca te përfshihet nga debatet lidhur me akuzat e opozitës për ‘blerje të votave nga ana e socialistëve” në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Korçë.
Panorama
Shpërblimet, stafi në gjyq me Kuvendin dhe KLSH-në
-Morën shpërblim për lejen e pakryer, tani 15 punonjësve, me një vendim të Kuvendit, u kërkohet ta kthejnë sërish. Kjo i ka detyruar pjesëtarët e stafit të Topallit që të padisin Kuvendin dhe KLSH-në. Në datën 31 tetor mbi 15 punonjës aktualë të Kuvendit, por edhe ata që kanë qenë në marrëdhënie pune me këtë institucion deri në vitin 2010, kanë kundërshtuar vendimin për kthimin e shpërblimeve mbrapsht.
Kryeministria hap konkurset për punësim, Peleshi: Rekrutim të talentuarve
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e konkurseve për punësim në Kryeministri. Peleshi tha në një deklaratë për mediat se synimi i kësaj mënyre rekrutimi (konkursi) është shndërrimi i Kryeministrisë në një qendër ekselence e administratës shqiptare.
Bllokohen 7 kamionë të tjerë me krom, nisin hetimet në Bulqizë
Operacioni në Lezhë dhe në Durrës. Ndjekje penale dy sipërmarrësve
Po gjatë këtij operacioni, Policia e Lezhës ka bllokuar edhe katër kamionë me lëndë drusore
Ardian Bushi