Danimarka e interesuar për zhvillimet në Shqipëri

Postuar në 07 Nëntor, 2013 16:43

Danimarka është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri që lidhen me reformat e kërkuara nga BE.

Ky ishte mesazhi që përcolli në Tiranë Nick Haekkerup, Ministër për Tregtinë dhe cështjet europiane të Danimarkës pas takimit me Ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.

Ministri danez u shpreh se vendi i tij mbështet prespektivën europiane të integrimit.

“Ne vlerësojmë deklaroi ai përpjekjet dhe zhvillimin e Shqipërisë drejt BE-së. Me ministren Gjoshaj gjatë bashkëbisedimit ne theksuam se duhet më shumë punë dhe shumë gjëra për t’u arritur”, tha ministri Haekkerup.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.