Si u helmuan kafshët me gaz sarin në Shqipërinë e 1982-shit (VIDEO)

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:38

Një ngjarje e rëndë nga tronditur Pogradecin gjatë mesnatës, kur është mësuar për vdekjen e 5 të rinjve të bllokuar në minierën e Beragozhdit, në komunën Dardhas. Viktimat kanë qenë vëllezër dhe kushërinj mes tyre, teksa janë mësuar edhe identitetet e personave të moshës 23-29 vjeç. Edison, Nertil dhe Ledjon Hamolli, si dhe kushërinjtë e tyre, Sazan e Arjan Hamolli, kanë ndërruar jetë të asfiksuar nga tymi i një gjeneratori, të cilin e kishin ndezur për furnizimin e një pompe për nxjerrje uji.

Të rinjtë rezultonin të bllokuar që prej mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 7, ndërkohë që trupat e 4 prej tyre gjenden ende në minierë. Vetëm ai i 23-vjeçarit Edison Hamolli është nxjerrë nga galeria.

Bëhet e ditur se policia dhe shtabi i emergjencave ka shkuar në vendngjarje. Gjatë mesnatës ka mbërritur edhe ekipi i kërkim-shpëtimit që po punon për nxjerrjen e trupave të tjerë të viktimave.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.