Kryeministria hap konkurset për punësim, Peleshi: Rekrutim të talentuarve

Postuar në 07 Nëntor, 2013 03:42

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e konkurseve për punësim në Kryeministri. Peleshi tha në një deklaratë për mediat se synimi i kësaj mënyre rekrutimi (konkursi) është shndërrimi i Kryeministrisë në një qendër ekselence e administratës shqiptare.
“Ata do të vlerësohen nga qendrat e vlerësimit, janë ato qendra që mundësojnë meritokracinë të vijë në vendin e punës. Rekrutim të profesionistëve të kualifikuar, të talentuar dhe ekselent, synimi i konkurseve i qartë, Kryeministria do të jetë qendra e ekselencës e administratës publike”, tha Peleshi.

Peleshi tha se janë disa njësitë e krijuara rishtas, në të cilat synohen të punësohen profesionistë të zotë. Njësia e kërkimit dhe inovacionit; Njësia e prioriteteve, ku ftoi të rinjtë të kontribuojnë dhe Njësia e marrëdhënieve me qytetarët dhe komunikimit, janë disa prej tyre.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.