Arkiv-Lajme të përditësuara
PD: Të anulohen zgjedhjet në Korçë
Pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku tregohej se si studentët pagueshin për të votuar në zgjedhjet e kësaj të diele në Korçë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. “Fakte tronditëse dolën sot në mbrëmje në sytë e gjithë shqiptarëve për manipulimin e paturpshëm të votimit në Korçë, për blerjen e zgjedhjeve, për shkeljen e ligjit dhe Kodit Zgjedhor. E gjithë Shqipëria pa me sy dhe dëgjoi me veshë se si zyrat e PS në Korçë paguanin ditën me diell, 2 mijë lekë për çdo votë, njësoj si më 23 qershor.
Zgjedhjet, Thaçi: Kaluam testin evropian
Hashim Thaçi
PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ne nje deklarate per media ka vleresuar procesin zgjedhor dhe diten e votimit, duke theksuar se testi evropian u kalua me sukses.
Ai ka falenderuar qytetaret per pjesemarrjen ne zgjedhje dhe BE per mbeshtetjen e dhene ne kete proces.
Duke komentuar ngjarjet ne Veri, Thaci ka thene se eshte i rendesishem fakti qe pas 15 vitesh qytetaret aty dolen ne votime, nderkohe qe gjithe sa ndodhi duhen trajtuar si incidente te vecanta.
Tiranë, 32-vjeçari vret veten me thikë
Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u vrarë me thikë. Mësohet se viktima është shtetasi Altin Petalla, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Policia bën të ditur se 32-vjeçari ka vrarë veten me armë të ftohtë thikë, ku si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë. Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të vetëvrasjes, ndërkohë që në vendngjarje u mblodhën dhe u administruan provat.
Shekulli
Meidani: Lëvizjet në administratën publike, njësoj si në 1992 e 2005
Ish-presidenti Meidani thotë se lëvizjet në administratë po bëhen me të njëjtën mendësi me atë të PD-së në 1992 dhe 2005. Në një intervistë për “Panoramën”, Meidani thotë se me ardhjen në pushtet në vitin 2005, e djathta përdori pseudoparullën e luftës kundër korrupsionit për të shkarkuar pjesën dërrmuese të administratës publike.
Rama: Fitorja në Korçë, përgjegjësi. Vitin e ardhshëm rritje ekonomike, por edhe reforma të dhimbshme
Kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, uroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryebashkiakun e ri të Korçës, Sotiraq Filon, i cili u zgjodh në këtë detyrë me 76 % të votave, si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”.
Bllokimi i “pallatit të Bashës”/ Maks Haxhia: Është akt kriminal, pallati me hipotekë
Ka bërë shumë bujë lajmi që Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka bllokuar kompleksin “Jon” në Vlorë, që njihet ndryshe edhe si “pallati i Bashës”, për shkak se është ndërtuar nga vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike.
Por avokati i banorëve dhe pronarëve të këtij trualli thotë se ky është një veprim kriminal.
Nishani:Të hiqet ligji i luftës
Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Presidenti i Greqisë Karolios Papulias është takuar me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku është përballur me kërkesën e palës shqiptare për heqjen e ligjit të luftës dhe shqyrtimin e çështjes së pronave të çamëve.Për më shumë se dy orë Papuljas dhe delegacioni që e shoqëronte qëndroi në presidencën shqiptare, ku pati një takim kokë më kokë me presidenti Nishani. Më pas është vijuar me takimin bilateral ku merrnin pjesë ministra nga Qeveria greke dhe ajo shqiptare.
Presidenti grek takohet me Nishanin, Çamëria në protestë: Papulias je shqiptar
Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, nis axhendën zyrtare të takimeve në Tiranë, ku sot në mëngjes është pritur me një ceremoni në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani.
Më pas dy presidentët kanë vijuar me bisedimet dypalëshe, ku kanë marrë pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.
Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.
Nis punën Gjykata Administrative, Naço: Revolucion në drejtësi
Gjykata Administrative ka nisur sot punën në të gjithë vendin. Funksionimi i këtij rrjeti gjykatash, që do të shqyrtojnë çështjet administrative, ka qenë një nga kushtet e vëna nga BE-ja, për integrimin e vendit. Në ditën e parë të punës për Gjykatën Administrative të Tiranë, ishin të pranishëm, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, dhe nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.
Tiranë, burri vret gruan në gjendje të dehur, policia: viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut
Krimi në familje shënon viktimën e radhës në kryeqytet. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë orëve të para të së hënës në një banesë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë.