Bllokimi i “pallatit të Bashës”/ Maks Haxhia: Është akt kriminal, pallati me hipotekë

Ka bërë shumë bujë lajmi që Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka bllokuar kompleksin “Jon” në Vlorë, që njihet ndryshe edhe si “pallati i Bashës”, për shkak se është ndërtuar nga vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike.
Por avokati i banorëve dhe pronarëve të këtij trualli thotë se ky është një veprim kriminal.
“Pasi shqyrtova dokumentacionin e banorëve dhe pronarit të truallit, rezulton se në mënyrë arbitrare, me metoda antiligjore, antihumane, forcat e policisë dhe INUK po shkelin Kushtetutën, Aktet Ndërkombëtare, Kodin tonë Civil, dhe çdo normë, duke mos lejuar qytetarët e vendit të gëzojnë të drejtën e tyre themelore, të drejtën e gëzimit të pronës, edhe pse disponojnë çdo dokument të rregullt”, u shpreh Haxhia.
Ai deklaroi se personat që rrethuan pallatin e banimit nuk kanë treguar asnjë dokument se çfarë përfaqësojnë.
“Nuk kanë pasur asnjë dokument shtetëror që të tregojnë qëllimin e veprimeve dhe nuk kanë vënë në dijeni banorët, të cilët kanë blerë dhe banojnë në apartamente të hipotekuara. Nga ana juridike, rrethimi i godinës do të thotë cenim i të drejtës së pronësisë të atyre personave që me Kushtetutë kanë të drejtën e gëzimit të pronës. Kemi të bëjmë me arbitrazh, pasi po shkelet e drejta e blerësve për pronën e hipotekuar”, deklaroi për “Panoramën” avokati Haxhia./ep
Tema
Add new comment